Zakonet e të shkruarit nga autorë të famshëm!

Shumë autorë e mbështesin faktin se të shkruash i ka cliruar ata dhe i ka bërë të ndjehen se po jetojnë. Mirëpo shpesh herë të shkruarit nuk është thjesht qejf, një moment frymëzimi dhe mbaron me kaq. Duhet të kuptojmë që të shkruarit kërkon një rutinë të caktuar, njëlloj sikur po bën një punë të përditshm; shpesh herë një rutinë mjaft strikte, që nuk duhet anashkaluar.

Më poshtë po ju paraqesim disa zakone të përditshme të të shkruarit nga autorë të ndryshëm:

E.B. White: Asnjëherë nuk dëgjoj muzikë kur punoj. Dua të jem i përqendruar në atë çfarë duhet të shkruaj, dhe çdo zhurmë apo lëvizje do më shpërqendronte. Shtëpia ime ka një dhomë plot dritë, një dhomë që ndodhet përmes një korridori që të çon në kuzhinë, aty ku ndodhet dhe telefoni i cili shpesh mund të tingëllojë. Por kjo dhomë ka një dritë të gëzueshme, dhe unë shpesh e përdor atë për të shkruar, duke lënë mënjanë çdo gjë tjetër që është rreth meje. Si pasojë nuk u kushtoj asnjë vëmendje anëtarëve të familjes, pavarësisht zhurmës që mund të bëjnë. Një shkrimtar që pret kushte ideale për të shkruar mund të vdesë pa hedhur asnjë fjalë në letër.

Haruki Murakami: Kur nis të shkruaj një roman, çohem në mëngjes në orën 04.00 dhe punoj deri në pesë ose gjashtë orë. Pasdite eci për 10 km ose notoj. Ndodh që mund t’i bëj të dyja. Pastaj lexoj pak ose dëgjoj muzikë. Shkoj në shtrat në orën 09.00. Këtë rutinë e mbaj çdo ditë pa ndryshim. Përsëritja vetë bëhet gjëja më e rëndësishme, është një formë hipnoze. Unë hipnotizoj veten për të arritur një gjendje të thellë të mendjes. Për ta mbajtur përsëritjen të tillë, gjashtë muaj ose deri në një vit kërkon të kesh një fuqi të mirë të mendjes. Nëse shkruan një roman të gjatë, është si një trajnim për mbijetesë. Forca fizike
është e nevojshme si një ndjeshmëri artistike.

Ernest Hemingway: Kur punoj për ndonjë libër a për ndonjë tregim, unë shkruaj çdo mëngjes, mundësisht sapo agon dita. Në këtë orë askush s’të shqetëson, është ende freskët, mbase edhe ftohtë: nis të shkruash dhe në punë e sipër ngrohesh. Lexon atë që ke shkruar një ditë më parë, dhe meqë ndalesh vetëm atëherë kur di se ç’duhet të ndodhë me tej, fillon atje ku e ke lënë të djeshmen. Shkruan gjersa arrin në një vend kur ke ende “karburant” dhe di se ç’do të bëhet më tej, por vetëm duhet të presësh deri nesër që të kurdisësh sërish motorin. Fillon, fjala vjen në orën gjashtë të mëngjesit dhe punon gjer në mesditë, por ndofta mbaron edhe më herët. Nga mbarimi e ndien veten të zbrazët, por njëkohësisht edhe plot forca jetësore, si pranë një femre që dashuron. Asgjë s’mund të të turbullojë, asgjë s’mund të ndodhë, asgjë s’mund të brengosë gjersa të vijë e nesërmja kur do t’i përvishesh sërish punës. Vetëm se është vështirë të presësh ditën e nesërme.

Kurt Vonnegut: Në vitin 1965 Vonnegut, i shkruan një letër të shoqes Jane ku i tregon për zakonet e tij të të shkruarit. Letra do të botohej më vonë në librin “Letrat”. Ja çfarë i shkruan ai: Zgjohem në orën 5.30 të mëngjesit dhe punoj deri në orën 08.00. Ha mëngjesin dhe më pas punoj sërish deri një orën 10.00. Pastaj dal shëtitje nëpër rrugica të qytetit . Shkoj në një pishinë që është shumë pranë shtëpisë që e kam të gjithën për vete. Kthehem në shtëpi në orën 11.45, lexoj postën dhe ha drekën në mesditë. Pasdite shkoj në shkollë…kur kthehem nga mësimi në shtëpi rreth orën 5.30 inteligjenca ime nuk mund të rrijë pa një gotë wisky..Më pas gatuaj darkën nën tingujt e xhazit…

Jodi Picoult: Gjashtë librat e fundit të Jodi Picoult kanë qenë në listën e librave më të shitur të New York Times. Ja si e përshkruan ajo procesin e të shkruarit: “Unë nuk besoj në atë që quhet “bllokim i shkrimtarit. Bllokimi është në duart tuaja. Nëse ju keni një pjesë kohe për të shkruar, ju thjesht duhet të uleni dhe të shkruani. Ju ndoshta nuk mund të shkruani çdo ditë, por gjithnjë do të keni mundësi të redaktoni një faqe të keqe. Nuk mund të redaktoni një faqe bosh…

A. J. Jacobs: Fëmijët më bëjnë të zgjohem herët. Pas kafesë përgatis mëngjesin për ta, i çoj në shkollë. Pastaj kthehem në shtëpi dhe përpiqem të shkruaj. Përpiqem të heq aksesin në internet, në mënyrë që të përqendrohem tek ajo çfarë shkruaj. Si natyrë jam kurioze dhe nëse do të kem internet, është e pamundur të mos shkëputem herë pas here nga shkrimi për të parë se çfarë po ndodh në botë. Fillimisht e skicoj historinë që po shkruaj. Më pas vendos pikat sesi do ta ndërtoj. Unë shkruaj duke ecur. Një mjek më tha se të qëndruarit në kompjuter është njësoj si të pish cigare. Kështu vendos të koordinoj kohën e të shkruarit me të ecurën. Më duhen 1200 milje për të shkruar një libër. Kjo gjë më zbavit, pasi më bën të jem e fokusuar te diçka, një arsye për t’u zgjuar në mëngjes.

Burimi: http://revistasaras.al

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.