Xheni Shehaj – Për të gjitha herët që…

Për të gjitha herët që jeta më vuri përposh
dhe unë herë me tërbim
e herë e squllur, e dobët,
iu kundërpërgjigja.
Për të gjitha herët që qava e vetme
në cepin e dhomës sime.
Për të gjitha herët që m’u lëkund mendja,
e drejtim s’dita të merrja.
Për të gjitha herët që ndjehesha qenia më e vetmuar në planet,
dhe nuk shihja miqtë e vërtetë
që më rrethonin.
Për të gjitha herët që jam zgjuar nga rrezet e diellit,
dhe kam fjetur me dritën e hënës.
Për të gjitha herët që kam dashur të bërtas fort,
të thyej pjata e të përplas dyer.
Për të gjitha herët që kam ëndërruar “dorën e Zotit” mbi kokën e faqen time.
Për të gjitha herët që i kam kërkuar “llogari” atij
duke e pyetur përmes lotësh:
“Përse më zgjodhe mua?”.
Për të gjitha herët që ndjeva se do të më plaste shpirti.
Për të gjitha herët që kam ndjerë mungesën e një përqafimi të gjatë e qetësues.
Për të gjitha herët që…
——————————————
E së fundmi, për të gjitha herët që kam dashur fort,
aq fort sa sot e kam shpirtin të tejmbushur me dashuri.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.