Takimi i peste i Klubit te Librit “Arratisje”!

Me daten 16 shkurt, u mbajt takimi i peste i Klubit te Librit Arratisje, ne ambjentet e Perpjekje – The Effort Association! Ne kete takim, liber per diskutim kishim “Heroi i perditshmerise i Delia Steinberg Guzman, nga Botime Akropoli i Ri.

Ne kete takim ishin pjesemarresh edhe disa perfaqesues te qendres kulturore dhe filozofike Akropoli i Ri, te cilet edhe jane botues te librit qe u diskutua. Me kete rast, u vendos qe te behet nje takim i perbashket ku diskutimi te kishte nje nivel edhe me te gjere, por edhe te diskutonim rreth kesaj qendre e perqendruar ne Tirane dhe aktiviteteve te tyre.

Nje pike e bukur e ketij takimi ishte fakti qe cdo anetar i Klubit e kishte prekur nje teme e vecante nga libri, sepse secili perballet me nje shqetsim te perditshem. Nga ana tjeter, perfaqesuesit e Akropoli i Ri, jepnin edhe sqarimet e tyre mbi cdo pike qe nuk kishte kuptuar sic duhet.

“Rendesia e ketij libri qendron tek fakti qe mundohet te jete sa me praktik, duke prekur problemet tona te perditshme dhe duke u dhene atyre nje trajtese konkrete. Nuk hyn ne thellesi dhe ne detaje te filozofise, por eshte i kuptueshem per cdo target grup”, sqaroi Alban Avdullai, perfaqesues i Akropoli i Ri.

Takimi i radhes do mbahet me date 23 mars 2019. Libri i ketij muaji u zgjodh “Asgje e re nga fronti i perendimi” nga Erih Maria Remarque. Lexoni librin dhe merrni pjese! Ju ftojme te mos e humbisni kete takim!

 

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.