Takimi i pare i Klubit te Librit “Arratisje”!

Me daten 20 shtator, u mbajt takimi i pare i Klubit te Librit Arratisje, ne ambjentet e Perpjekje – The Effort Association! Ishte vullnet i organizatoreve dhe miqve virtuale qe te kishim nje grupim te tille ne qytetin e Shkodres! Ky takim zgjati per rreth dy ore, nga ku pikesepari u njohem me te rinj nga qyteti qe e duan librin. Ky takim ishte i pergjithshem, duke u ndalur tek autoret e preferuar, librat e preferuar, duke folur mbi librat e fundit te lexuar dhe duke lexuar edhe pjese prej tyre per te pranishmit. Secili pati mundesi te ndante me te pranishmit emocione nga pervojat personale me te lexuarit. Fryma e diskutimit ishte shume miqesore dhe ne fund te gjithe ishin te kenaqur nga ky takim dhe kjo mundesi qe te nxiten te rinjte gjithnje e me shume drejt librit.
Faleminderit te gjithe pjesemarresve! Ishte me te vertete emocionuese te besh nje event te tille, te mblidheshim me persona qe na bashkon deshira per librin! Faleminderit te gjitheve per autenticitetin qe sollet, per diskutimin, deshiren per te folur dhe njohur autore/libra te palexuar! Uroj qe edhe per ju te jeni ndjere te kenaqur nga ky organizim!
Takimi i radhe u vendos me date 17 nentor, ne te njejtat ambjente! Libri i perzgjedhur eshte “Gjumi mbi bore” i Ridvan Dibra! Ju ftojme te gjitheve te mos e humbisni nje event te tille, do kete edhe surpriza! 

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.