Takimi i 8 i Klubit te Librit “Arratisje”!

Me datën 24 Maj, u zhvillua takimi i  i Klubit të Librit Arratisje, në ambjentet e Perpjekje – The Effort Association! Në këtë takim, patëm kenaqësinë e vecantë të kishim pjesë të diskutimit edhe autorin Agron Tufa, për librin e tij “Mërkuna e zezë”.

Si pjesë e cdo takimi, në fillim u diskutua mbi librin në mënyrë të përgjithshme nga anëtarët e Klubit, duke sjellë secili emocionet dhe ndjesitë personale gjatë dhe pas leximit të librit, duke cituar pjesët më të pëlqyera apo edhe duke ngritur pyetje.

Pas pjesës së parë, i gjithë fokusi i diskutimit u drejtua nga autori i pranishëm në takim, Agron Tufa. Shkrimtari Tufa, u tregua i gatshëm të pergjigjej cdo pyetje të drejtuar atij, qoftë mbi librin, ide të librit, apo edhe për pyetje të tjera mbi letërsinë në përgjithësi, mbi krijimtarinë e autorit, ndikimin e në letërsi, këshillat për librat apo edhe autorët e rinj.

Një nga pjesët që ngjallën kuriozitet, ishin kryesisht cështjet e letërsisë dhe procesit krijues të autorit, duke na rrëfyer mënyren e tij të të shkruarit një libër, ndjeshmërinë dhe kujdesin, apo edhe faktin se si i vijnë idetë deri sa ato i kthen në libra.

Në fund të takimit, që zgjati më shumë se 2 orë, duke kaluar cdo parashikim, autori dha autografe për anëtaret e Klubit dhe u shpreh i kënaqur per diskutimin, duke na përgëzuar për nismën e ndërmarrë.

Takimi i radhës do zhvillohet me datë 29 qershor. Libri i radhës per diskutim u zgjodh “Krim dhe ndëshkim” me autor Fjodor Dostojevski.

Lexoni librin dhe merrni pjesë! Ju ftojmë të mos e humbisni këtë takim!!

 

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.