Takimi i 7 i Klubit te Librit “Arratisje”!

Me daten 28 prill, u zhvillua takimi i 7 i Klubit te Librit Arratisje, ne ambjentet e Perpjekje – The Effort Association! Ne kete takim, liber per diskutim kishim “Harta dhe territori” i Michel Holloeubecq.

Sic eshte bere tashme tradite ne keto takime, fillimisht prezantohen anetaret e rinj te Klubit, qe nuk mungonin as kete here.

Ne vazhdim u fol per librin, nga secili prej pjesetareve, duke u permendur pjeset me interesante dhe qe na kishin lene mbresa gjate leximit. Nder pikat me te diskutuara kishin te benin me stilin e autorit, temat si kotesia e jetes, mungesa e socializimit, mungesa e marredhenieve familjare dhe shoqerore, humbja e ndjeshmire shoqerore. Pjese te rendesishme te diskutuara ishin marredhenia baba – femije, mes 2 personazheve Zhedi dhe Micheli (vete autori); marredhenia e personazhit kryesot Zhed Martini me femrat; kotesia e jetes se Zhedit edhe ne rastet kur eshte shume i pasur dhe mungesa e nje stimuli per te gjalleruar jeten e tij.

Gjithashtu u lexuan edhe pjese nga libri, te cilat perkonin edhe me diskutimet e lartpermendura.

Takimi i radhes do zhvillohet me date 19 maj. Libri i radhes per diskutim u zgjodh “Merkuna e zeze” me autor Agron Tufa. Lexoni librin dhe merrni pjese! Ju ftojme te mos e humbisni kete takim!

 

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.