TAKIMI I 16 I KLUBIT TË LIBRIT “ARRATISJE”

Me datën 29 shkurt, u realizua takimi i radhës i klubit të Librit “Arratisje”, në ambientet e Përpjekje – The Effort Association! Në këtë takim u diskutua rreth librit “Përçmimi” i autorit te njohur italian Alberto Moravia.
Në takim, përveç pjesëmarrësve të përhershëm, kishin ardhur edhe disa të rinj të cilët kishin lexuar librin dhe dëshironin të bëheshin pjesë e klubit tonë. Fillimisht ata u prezantuan e më pas u bënë pjesë e diskutimeve të shumta, që provokoi ky liber.
Diskutimi rreth librit të Alberto Moravias nisi me pyejtje, të cilat kishin lindur gjatë leximit, me analizë të personazheve, si dhe me një serë detajesh dhe hollësish të cilat nuk iu kishin shpëtuar syrit të kujdesshëm të lexuesve të klubit. U cekën pothuajse të gjitha temat që trajtohen tek ky libër, te tilla si: dashuria, tradhëtia, vetmia në çift, moskomunikimi etj. Pati edhe përplasje mendimesh dhe idesh rreth librit, rreth asaj që ka dashur të thotë autori, rreth mënyrës se si veprojnë personazhet e një sërë gjërash të tjera. Ky diversitet mendimesh e bëri diskutimin edhe më interesant. Atmosfera e krijuar ishte shumë e këndshme dhe secili nga të pranishmit shprehu mendimin dhe ndjesitë e tij rreth librit. Përvec anës kuptimore, libri u analizua edhe nga ana gjuhësore, iu kushtua rëndesi stilit te autorit, por edhe përkthimit te arrirë të përkthyeses së njohur Aida Baro, falë së ciles e kemi këtë libër në gjuhën tonë shqipe. Në fund të takimit u përmendën edhe njëherë vlerat dhe mesazhet që përcjell ky libër kaq i veçantë, si dhe u lexuan fragmentet e preferuara që kishim nënvizuar gjatë leximit.
Takimi i rrallës u caktua me datë 21 mars; libri i përzgjedhur është “Lehtësia e padurueshme e qenies” nga Milan Kundera. Lexoni librin dhe bëhuni pjesë e klubit tonë të librit!
Të qënurit pjesë e takimeve që zhvillon klubi i librit “Arratisje” është një eksperiencë e veçantë dhe shumë e bukur, prandaj iu ftojmë të bëheni pjesë dhe të mos e humbisni takimin e rrallës.
Ju presim!

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.