Takimi i 14 i Klubit të Librit “Arratisje”

Me datë 21 dhjetor, u zhvillua takimi I fundit I Klubit të Librit për vitin 2019, ku u diskutua për librin “Letër Dylqinjës” të autorit Agim Baçi.

Kishim nderin dhe privilegjin që në këtë takim të kishim të pranishëm edhe vetë autorin, gjë që na krijoi mundësi të diskutonim edhe më gjerë dhe gjatë mbi librin, personazhet dhe vetë lidhjen e autorit me librin e shkruar.

Ky takim, si gjithmonë, u zhvillua në ambjentet e shoqatës “Përpjekje”.

Me praninë e autorit, normalisht diskutimi kishte një tjetër dimension. Mendimet e anëtarëve të klubit mbi librin ishin nga më të ndryshmet, të cilët dhanë opinionet e tyre mbi letrat që përmbante libri; letra të cilat u drejtoheshin personazheve të librave apo autorëve si Tolstoi apo Kundera.

Kjo normalisht ishte interesante edhe për autorin, pasi kishte mundësinë të shihte dhe kuptonte nga afër përshtypjet dhe reagimet e lexuesve të librit të tij.

Sigurisht gjatë ecurisë së takimit, në diskutim u angazhua dhe vetë autori I cili na foli gjatë mbi personazhet apo autorët të cilëve u kishte shkruar letrat. Ndau me ne përjetimet e tija, gjatë leximit të librave ku bënin pjesë këto personazhe.

Autori Agim Baçi ndau me ne vështirësitë dhe sfidën që kishte hasur gjatë shkrimit të këtij libri, por edhe kënaqësinë në ndarjen e atyre letrave të mrekullueshme me lexuesit.

Për ne, anëtarët e Klubit, vetë prania e autorit ishte diçka e veçantë dhe I jemi mirënjohës për faktin që na trajtoi si miq dhe bashkëbisedues të denjë duke na rrëfyer mbi proçesin e të krijuarit artistic siç është të shkruarit.

Falenderime dhe mirënjohje special për autorin Agim Baçi, dhe I urojmë suksese në vazhdimësi!

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.