TAKIMI I 11 I KLUBIT TE LIBRIT “ARRATISJE”!

Me datë 21 shtator, u zhvillua takimi u Klubit të Librit “Arratisje”, ku u diskutua për librin “Amigdala Mandala” të autorit Loer Kume. Ky libër është edhe fitues i Cmimit Kadare për vitin 2019. Patëm kënaqësinë dhe fatin të kishin vetë autorin e pranishëm, për të diskutuar më gjatë mbi librin e tij. Ky takim u zhvillua në ambjentet e shoqatës “Përpjekje”.

Me autorin e pranishëm, diskutimi kishte tjetër dinamikë. Në fillim, ishin pjesëtarët e Klubit, të cilët dhanë mendimet e tyre rreth tregimeve të vecanta, ideve që rrjedhin prej tyre, mënyrës se si secili e ka konceptuar cdo tregim, reagimet që kemi pasur, ndjesitë dhe emocionet. Kjo pjesë ishte shumë entuziaste edhe për vetë autorin, sepse ai kishte mundësi të kuptonte më nga afër se si ishin ndjerë një grup i caktuar lexuesish me librin e tij dhe këto reagime, janë një feedback pozitiv për shkrimet e tij në vazhdim.

Në vazhdim ishte autori i cili u angazhua në diskutim, duke folur mbi secilin tregimet, për vecantinë e tyre, se si ato kishin ardhur në jetë, cfarë risie sillnin dhe se si të gjithë sëbashku kishin një lidhje me njëri tjetrin, po aq sa c’ishin të ndryshëm. Autori Kume, u tregua aq i hapur me ne edhe mbi vetë procesin krijues, dyshimet dhe pasiguritë e tij, problemet që kishte hasur; deri tek nisma për të marrë pjesë në konkurs me gjithë skepticizmin e mundshëm; dyshimet e një autori të ri për t’u afirmuar në Shqipëri apo mbi konkurimet, angazhimet personale si autor dhe planet e së ardhmes.

Për anëtarët e Klubit, vetë prania e një personi kaq të hapur ishte një kënaqësi dhe habi e madhe në të njëjtën kohë, duke qënë se jo cdokush të lejon ta pyesësh apo të të rrëfejnë gjëra që kanë të bëjnë me punën personale dhe një process shumë i vecantë, dhe gati – gati intim, sic është procesi i krijimit artistik.

Falenderime speciale për autorin Loer Kume, të cilit i urojmë suksese në vazhdim!

 

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.