Pyetësori i Arratisjes: Përgjigjet Lukas Theodhori

Lukas Thodhori ka lindur në vitin 1992 në qytetin e Sarandës. Ka filluar të lexoj në moshën 12 vjeç. I apasionuar rreth miteve dhe librave fantazi por pa lënë pas edhe letërsinë e mirë klasike dhe atë bashkohore. Eshtë krijuesi i blogut “Diary of a bookworm” në instagram ku promovon dhe nxit leximin e librave. Si profesion ka zgjedhur të jetë veteriner, mirëpo librat marrin poashtu një kohë të rëndësishme të ditës së tij.

Intervista vijon si mëposhtë:

  • Libri që po lexoni për momentin? “Ushtarë të Salaminës” nga Javier Cergas
  • Libri që ju ka ndikuar më shumë? “Të jetosh të dashurosh të kuptosh” nga Leo Buscaglia
  • Libri që është i mbivlerësuar/i nënvlerësuar? I mbivlerësuar “Game of thrones”, i nënvlerësuar “Eragon”
  • Libri që ju ka bërë të qani/qeshni? Për të qarë “Tre shokët” nga Remarku, për të qeshur “Ushtari i mirë Shvejk”
  • Libri që e keni nisur dhe nuk e keni përfunduar? Libri që nuk kam përfunduar “Njeriu që qesh”
  • Libri i famshëm që nuk e keni lexuar? Nuk kam lexuar “Lufta dhe paqja”
  • Cili libër do ishte libri i jetës suaj? Do doja të jetoja një jetë si të Harry Potter.
  • Si ka nisur përvoja juaj me leximet? Kush ju nxiti? Përvoja ime me leximin ka nisur me përrallat klasike dhe jam nxitur shumë nga mësuesja ime e shkollës fillore.
  • Cilat janë përfitimet tuaja personale nga leximi i librave? Përfitime janë durimi. Jam bërë një dëgjues shumë i mirë dhe kam më shumë vetëbesim.
  • Nëse do mund të takonit një shkrimtar, cili do ishte dhe pse? Do doja të takoja shumë Tolkien për të kuptuar si ka arritur btë krijoj një botë ku mbështeten gjithë librat e fantazisë.
  • Shkrimtari i preferuar shqiptar? Ismail Kadare
  • Si do ja sugjeronit dikujt të lexonte libra? Zakonisht i blej të gjithë fëmijëve libra për t’i nxitur të lexojnë
  • Nëse jeta juaj do ishte një libër, si do titullohej? Si të rilindësh nga hiri yt.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.