Pyetësori i Arratisjes: Përgjigjet Iva Nikolli.

“Pyetësori i Arratisjes” erdhi si nevojë e njohjes me lexuesit, autorët dhe dashamirësit e librit. Hap siparin e kësaj rubrike Iva Nikolli.

Iva është 20 vjeçe, ka lindur në qytetin e Durrësit dhe aktualisht jeton në Romë ku dhe po vazhdon studimet për ekonomi financë.
Është autore e librit “Vetëm për ty” (por jo vetëm) botuar nga shtëpia botuese Dituria si dhe fituese e çmimit të librit në panairin e 21-të. Ndërkohë shumë shpejt del edhe libri i saj i dytë.

Intervista vijon si mëposhtë:

  • Libri që po lexoni për momentin? Libri që po lexoj për momentin titullohet “My cat Yugoslavia” nga Pajtim Statovci.
  • Libri që ju ka ndikuar më shumë? Nuk mund të them vetëm një libër, ka shumë libra që kanë ndikuar tek unë (për mirë) por do të përmend tre prej tyre: “Mos harro të më kujtosh” – Liridon Mulaj, “Këngë nga rruga e farkëtarve” – Ndriçim Ademaj dhe “The rotters club” – Jonathan Coe. Të tre me mesazhe të ndryshme por të vlevshme dhe kuptimplota.
  • Libri që është i mbivlerësuar/i nënvlerësuar? Ka shumë libra të mbivlersuar, dhe nëse i hyjmë një teme të tillë do jetë tepër e gjërë pasi ka plot botime të librave të mbivlersuar nga autorë shqiptarë dhe të huaj, por po e them një prej tyre që është botuar së fundmi nga botimet Living që titullohet “Mashtrim Dashurie”. Ndërsa më i nënvlersuar është libri “Remote” – Mari N’anette.
  • Libri që ju ka bërë të qani/qeshni? Nuk kam qarë nga asnjë libër sivjet, por që kam lexuar libra që më kanë tronditur pothuajse në atë pikë. 
  • Libri që e keni nisur dhe nuk e keni përfunduar? I vetmi libër që kam nisur dhe nuk kam përfunduar mbaj mend që ka qenë shumë vite më parë titullohej “Aventurat e Tom Soyer” nga Mark Twain.
  • Libri i famshëm që nuk e keni lexuar? Mbaron me ne – Colleen Hoover. (Ky është fatkeqsisht më i famshmi sot për sot dhe më i lexuari gjë që më bën pak të dyshoj) 
  • Cili libër do ishte libri i jetës suaj? Përveçse autobiografisë time asnjë tjetër, sigurisht që të gjithë ne mund të gjejmë disa copëza momentesh tek ndonjë libër por për mendimin tim mund të quajm libër jete vetëm një autobiografi. 
  • Si ka nisur përvoja juaj me leximet? Kush ju nxiti? Pasioni për leximin ka nisur në një moshë të vogël por ka qenë diçka nisur nga vetja. Kam qenë përherë kurioze të shoh fusha të ndryshme dhe t’i eksploroj. 
  • Cilat janë përfitimet tuaja personale nga leximi i librave? Si lexuese përfitoj mënyrën e të shprehurit, mësoj nga mesazhet që çdo libër mundohet të japë dhe zhvillimin mendor. Ndërsa si shkrimtare shoh stilin e të shkruarit, rrjedhojën e ngjarjeve etj. 
  • Nëse do mund të takonit një shkrimtar, cili do ishte dhe pse? Do të doja të takoja shkrimtarin Erich Maria Remarque por është e pamundur tashmë dhe pse-ja nuk vlen. 
  • Shkrimtari i preferuar shqiptar? Zakonisht më ka pëlqyer ajo çfarë kam lexuar nga autorët shqiptar, por meqenëse pyetja është specifike do të veçoja Ndriçim Ademaj. 
  • Si do ja sugjeronit dikujt të lexonte libra? Më parë e bëja, këshilloja njerëzit që të lexonin etj. Tani nuk e bëj më, pasi leximi i romaneve nuk është absolutisht i domosdoshëm, njerëzit mund të aktivizohen dhe zhvillohen dhe në mënyra të tjera. Leximi i librave është i rëndësishëm por jo absolutisht. 
  • Nëse jeta juaj do ishte një libër, si do titullohej? Pyetje e bukur, por, kurrë s’kam menduar për këtë pjesë. Mbase nuk e kam menduar jetën time në një libër se mund të jetë ende heret ose nuk do të ndodhë kurrë. 

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.