“Princit të Vaimarit”, epigram nga Gëte

gete arratisje

I vogël princi im në mes të princave gjermanë,
E pakët, e varfër toka, i kufizuar pushteti,
Por si t’i drejtosh nga brenda, si t’i drejtosh nga jashtë forcat,
Gjithnjë ke ngazëllim se gjerman mes gjermanësh ndihesh.
Mua a i më ka falur çka të mëdhenjtë falin rrallë
Simpati besim, kohë, ara, kopsht edhe shtëpi.
Askujt s’i jam mirënjohës veç atij, se nevoja
Kisha boll, dhe si poet, kuptohet, s’di si të fitoj.
Më ka lëvduar Europa, por çfarë me ka dhënë?
Asgjë! Sa shtrenjtě i kam paguar vargjet e mia!
Në Gjermani më imituan, më lexuan në Francë.
Me ç’dashuri ne Angli, e prite mikun tënd të krisur!
Më ç’mund të kërkoni prej meje, kur edhe kinezi
Në xham me dorë pikturon Verterin dhe Loeten?
Asnjë perandor për mua s’pyeti, dhe asnjë mbret
S’e çau kokën. Ai m’u bë August dhe Mercenat!

Gëte “Vepra 2”, “Epigrame veneciane, nr. 35”, Tiranë, 1988, fq. 279.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.