Nizar Kabbani – “Poezia e trishtimit”

nizar kabbani poezi arratisje

Dashuria jote më mësoi të trishtohem
dhe unë prej kohësh kisha nevojë
për një grua, që të më trishtojë
për një grua, që të qaj në krahët e saj
si një zog
për një grua, që mbledh hidhërimet e mia
si copëzat e kristalit të thyer

Zonja ime, dashuria jote më mësoi
zakonet më të këqija
më mësoi të kthej filxhanin
gjatë natës, me mijëra herë
të provoj zanatin e parfumierëve
të trokas në dyert e falltarëve
më mësoi, të dal nga shtëpia ime
e të kridhem trotuareve
e të ndjek ty
nëpër shi, e nën dritat e makinave
të ndjek vegimin tënd
deri… deri te…
reklamat e afishuara
më mësoi dashuria jote
si të endem I shkujdesur, për orë të tëra
në kërkim të flokëve ciganë
që I kanë zili të gjitha ciganet
në kërkim të një fytyre, të një zëri
ajo është çdo fytyrë, e ai është çdo zë

Zonja ime, dashuria jote më futi
në qytetet e trishtimit,
unë para se të të njoh ty
nuk kisha hyrë në qytetet e trishtimit,
nuk e kam ditur kurë
se loti, ai është njeriu
e njeriu pa trishtim
është përkujtim njerëzor

Dashuria jote më mësoi
të sillem si fëmijët
të pikturoj fytyrën tënde
me shkumës nëpër mure
në varkat e peshkatarëve
në kambana
në kryqe

Dashuria jote më mësoi
se si dashuria e ndryshon hartën e kohërave
më mësoi, që kur unë dashuroj
toka ndalon së rrotulluari

Më mësoi dashuria jote gjëra
që kurrë nuk më kishin shkuar ndërmend
lexova tregimet e fëmijëve
hyra në pallatet e mbretërve xhind
ëndërrova që të martohej me mua
bija e sulltanit

Ajo, sytë e të cilës qenë më te kaltër
se uji I oqeaneve
ajo buzët e së cilës janë më të shijshëm
se lulet e shegës

Ëndërrova sikur unë e rrëmbeja atë
ashtu si vepronin kalorësit
ëndërrova sikur unë I dhuroja
gjerdanet prej perlash dhe merxhani

O zonja ime,
dashuria jote më mësoi
ç’është të flasësh me veten,
më mësoi se sim osha shkon
dhe bija e sulltanit nuk vjen

Dashuria jote më mësoi
si të dua në gjithçkatënden
në pemët e zhveshura
në gjethet e thara, të zverdhura
në kohën me reshje shiu
në kafenenë e vogël
në të cilën pinim, mbrëmjeve, kafenë tonë të zezë

Dashuria jote më mësoi të strehohe
në hotele pa emër
në kisha pa emër
në kafene pa emër

Dashuria jote më mësoi
se si nata I zmadhonte trishtimet e të huajit
më mësoi, si të shoh Bejrutin
grua, tirane e ngashënjimit
grua, që çdo mbrëmje vesh
më të bukurat veshje që posedon
dhe parfumin spërkatur në gushën e saj
për nder të peshkatarëve e princave

Dashuria jote më mësoi
si të qaj pa lot
më mësoi se si trishtimi të përgjumet
si një djalosh këmbë këputur
në rrugët e Roushës* dhe Hamras*

Dashuria jote më mësoi, të trishtohem
dhe unë prej kohësh kisha nevojë për një grua, që të më trishtojë
për një grua, që të qaj në krahët e saj
si një zog
për një grua, që mbledh hidhërimet e mia
si copëzat e kristalit të thyer.
*Rousha- zonë turistike në Bejrut.
*Hamra- një nga lagjet e njohura të Bejrutit.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.