Mendimet e Lev Tolstoit mbi jetën dhe vdekjen, në vitet e fundit të jetës së tij.

Shkrimtari dhe filozofi Lev Tolstoi, në vitet e fundit të jetës së tij ka lënë shënime dhe ditare të cilët janë përcjellë deri më sot dhe na tregojnë shumë rreth jetës, poashtu edhe vdekjes; me një dozë të lartë spiritualiteti në mes. Në një nga shënimet e tij, ai shprehet kështu: “Po filloj të mësohem ta konsideroj vdekjen dhe procesin e vdekjen jo si fundin e detyrës sime, por si vetë detyrën.

Një natë, ai ëndërron për “një përgënjeshtrim të qartë, të thjeshtë të materializmit të kuptueshëm për të gjithë”; ndaj kur zgjohet në mëngjes, ndihet i mbushur me keqardhje për veten, i neveritur me veten. Ishte shtatëdhjetë e shtatë vjec dhe duke ndjerë se mund të niste nga ky moment një kërkim të ashpër për qëllimin, ai shkruan: “U zgjova dhe dy gjëra m’u bënë të qarta veçanërisht dhe absolutisht: (1) që jam një njeri shumë i pavlerë. E them këtë me një sinqeritete absolut dhe (2) se do të ishte mirë që të vdisja dhe se do të doja ta bëja këtë.”

Në një nga ditaret e tij ai bën këtë rrëfim mbi nevojën njerëzore për t’i dhënë kuptim jetës: “Normalisht, njerëzit (përfshirë veten time) që e njohin jetën shpirtërore si bazën e jetës, mohojnë realitetin, domosdoshmërinë, rëndësinë e studimit të jetës fizike, gjë që dukshëm nuk mund të çojë në ndonjë rezultat përfundimtar. Në të njëjtën mënyrë, ata që njohin vetëm jetën fizike mohojnë plotësisht jetën shpirtërore dhe të gjitha deduksionet e bazuara në të – mohojnë, siç thonë ata, metafizikën. Por tani është absolutisht e qartë për mua se të dyja janë të gabuara, dhe të dyja format e dijes – materialiste dhe metafizike – kanë rëndësinë e tyre të madhe, nëse vetëm njëra nuk dëshiron të bëjë deduktime të papërshtatshme nga njëra apo tjetra. Nga njohuritë materialiste të bazuara në vëzhgimin e fenomeneve të jashtme mund të nxirren të dhëna shkencore, d.m.th. përgjithësime rreth fenomeneve, por nuk duhet nxjerrë asnjë parim udhëzues për jetën e njerëzve, siç janë përpjekur të bëjnë shpesh materialistët – darvinistët për shembull. Nga njohuritë metafizike të bazuara në ndërgjegjen e brendshme mund dhe duhet të nxirren ligjet e jetës njerëzore – si duhet të jetojmë? pse po jetojme — pikërisht ajo që bëjnë të gjitha mësimet fetare; por nuk duhen nxjerrë, siç janë përpjekur të bëjnë shumë njerëz, ligjet e dukurive dhe përgjithësimet rreth tyre. Secila prej këtyre dy llojeve të njohurive ka qëllimin dhe fushën e vet të veprimtarisë.

Në një vend tjetër Tolstoi përballet me thelbin e të jetuarit dhe të vdekurit: “Jeta është krijimi i vazhdueshëm, d.m.th., formimi i formave të reja, më të larta. Kur ky formacion ndalon në këndvështrimin tonë ose edhe shkon prapa, d.m.th. kur format ekzistuese shkatërrohen, kjo do të thotë vetëm se po merr trajtë një formë e re, e padukshme për ne. Ne shohim atë që është jashtë nesh, por ne nuk shohim atë që është brenda nesh, ne vetëm e ndiejmë atë (nëse nuk e kemi humbur vetëdijen tonë dhe nuk e marrim atë që është e dukshme dhe e jashtme për të gjithë jetën tonë) . Një vemje e sheh veten të tkurret, por nuk e sheh fluturën që fluturon prej saj.”

Shkrim i përpunuar nga ky burim: The Marginalian

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.