Liria absurde – Alber Kamy

liria absurde - alber kamy - arratisje.al

Ese nga libri “Miti i Sizifit”

Kjo revoltë përcakton vlerën e jetës. E shtrirë përgjatë gjithë ekzistencës njerëzore, ajo i jep asaj madhështi. Për një njeripa veshokë si të kalit nuk ka shfaqje më të bukur sesa ndeshja e inteligjencës me një realitet që e tejkalon. Shfaqja e mendjemadhësisë njerëzore është e paarritshme. Të gjitha zhvlerësimet nuk luajnë asnjë rol. Disiplina që mendja i imponon vetvetes, vullneti i sajuar me ç’të mundesh, ballafaqimi janë të fuqishëm dhe të veçantë. Të varfërosh këtë realitet, mungesa e njerëzisë e të cilit bën madhështinë e njeriut, të çon menjëherë në varfërimin e vetë njeriut.

Ja përse doktrinat që më shpjegojnë gjithçka, në të njëjtën kohë më dobësojnë. Ato më shkarkojnë nga pesha e jetës sime dhe duhet, megjithatë, që këtë peshë ta mbaj vetëm. Në këtë pikë, unë nuk mund ta konceptoj një metafizikë skeptike që shkon e hyn në aleancë me një moral të vetëmohimit.Ndërgjegja dhe revolta, këto refuzime janë e kundërta vetëmohimit. Gjithçka e patjetërsueshme dhe e apasionuar gjendet në zemrën njerëzore, u jep shpirt, përkundrazi, nga jeta e vet. Bëhet fjalë të vdesësh i papajtuar as me pëlqimin tënd.Vetëvrasja është një keqkuptim. Njeriu absurd është i detyruar të shterojë gjithçka e të vetështeret.

Absurdi është tendosja e tij më e skajshme, të cilën, në sajë të një përpjekjeje vetmitare ai e ruan sepse e di që me këtë ndërgjegje e me këtë revoltë të përditshme ai pohon të vërtetën e tij të vetme, që është sfida. Kjo është rrjedhoja e parë. Nëse unë qëndroj në një pozicion të caktuar dhe nxjerr të gjitha rrjedhimet (vetëm ato e asgjë tjetër) që një nocion i sapozbuluar sjell me vete, gjendem përballë një paradoksi të dytë për t’i qëndruar besnik kësaj metode, nuk kam asnjë punë me problemin e lirisë metafizike. Nuk më intereson fare të di nëse njeriu është apo jo i lirë. Unë mund të provoj vetëm lirinë time, mbi të cilën nuk zotëroj nocione të përgjithshme, por disa vëzhgime të qarta.

Problemi i “lirisë në vetvete” nuk ka kuptim, sepse ai lidhet me një mënyrë krejt tjetër me problemin e zotit. Të kërkosh të dish nëse njeriu është lirë, të detyron të dish nëse ai mund të ketë një zotëri. Absurditeti i veçantë i këtij problemi krijohet ngaqë vetë nocioni, i cili bën të mundur problemin e lirisë, e zbraz në të njëjtën kohë nga çdo kuptim. Sepse përballë Zotit, më shumë se një problem lirie ekziston një problem i së keqes. Dihet alternativa: ose ne nuk jemi të lirë dhe Zoti i gjithëpushtetshëm është përgjegjës i së keqes ose ne jemi të lirë e përgjegjës, por Zoti nuk është i gjithëpushtetshëm. Të gjitha stërhollimet e shkollave as e kanë shtuar as e kanë pakësuar mprehtësinë e këtij paradoksi.Ja përse nuk mund të jepem i tëri pas ekzaltimit ose përkufizimit të thjeshtë të një nocioni që nuk e kap dot dhe që nuk ka kuptim nga çasti kur ai kapërcen kuadrin e përvojës sime individuale.

Unë nuk mund ta di se çfarë mund të jetë një liri që do të ma jepte një qenie më e lartë. Nuk e kam më idenë e hierarkisë. Për lirinë unë mund të kem vetëm konceptimin e të burgosurit ose të individit modern në kuadrin e shtetit. I vetmi nocion që unë njoh është liria e mendimit dhe e veprimit. Ndërkaq, nëse absurdi asgjëson të gjitha mundësitë e mia për liritë amshuar, ai më kthen e ekzalton, në të kundërtën, lirinë time të veprimit. Kjo mungesë shprese e ardhmërie shënon rritje të lirisë së njeriut.

Para se të takojë absurdin, njeriu i përditshëm jeton me qëllime, me një shqetësim për të ardhmen ose me dëshirën për tu justifikuar (nuk ka rëndësi se për çfarë dhe se para kujt). Ai vlerëson mundësitë e veta, llogarit për pleqërinë, për pensionin ose punën e djemve të tij. Ai ende beson se diçka në jetën e tij mund të drejtohet. Në të vërtetë, ai vepron sikur të ishte i lirë edhe kur të gjitha faktet të shtyjnë për ta kundërshtuar këtë liri. Pas absurdit, gjithçka tronditet. Ideja që “Unë jam”, mënyra ime për të vepruar sikur gjithçka ka kuptim (edhe kur me këtë rast, unë do të thosha se asgjë nuk ka kuptim), e gjithë kjo përgënjeshtrohet në mënyrë marramendëse nga absurditeti i një vdekjeje të mundshme.

Të mendosh për të nësermen, t’i vesh vetes qëllime, të kesh parapëlqime, të gjitha këto parakuptojnë se beson te liria edhe kur ndonjëherë shpreh sigurinë që nuke ndien. Por në këtë çast, kjo liri e lartë, kjo liri e qënies e cila vetëm ajo mund të themelojë një të vërtetë, unë e di mirë që nuk ekziston. Vdekja qëndron aty si i vetmi realitet. Pas saj janë hedhur zaret. Nuk jam më i lirë, të përjetësohem, por skllav, dhe kryesisht skllav, pa shpresë për revolucionin e përjetshëm dhe i çarmatosur para përçmimit. Dhe kush mund të qëndrojë skllav pa revolucion e pa përçmim? Çfarë lirie, në kuptimin e plotë të fjalës, mund të ekzistojë pa sigurinë e përjetësisë?Por në të njëjtën kohë, njeriu absurd kupton se deri tani është i lidhur me këtë postulat të lirisë dhe se ai jetonte në saje të iluzionit të saj.

Në njëfarë kuptimi, kjo i bëhej pengesë. Në masën që ai përfytyronte një qëllim në jetë, ai u përshtatej kërkesavepër rritjen e qëllimit dhe bëhej skllav i lirisë së vet, për rrjedhojë, unë nuk do të mundja të veproja ndryshe veçse si babai i familjes ose inxhineri (ose udhëheqësi i popujve ose dikushi në listat emërore të numëratorëve të PTT-së) që po përgatitem të jem. Besoj se mund të zgjedh të jem më mirë kështu se ashtu. E besoj pa vetëdije, ç’është e vërteta. Por në të njëjtën kohë, unë mbështes postulatin tim për besimet e atyre që kam përqark, paragjykimet e mjedisit tim njerëzor. (Të tjerët janë aq të sigurtëse janë të lirë dhe ky humor është aq ngjitës). Sado larg që mund t’i qëndrojmë çdo paragjykimi, moral ose shoqëror pjesërisht i pësojmë dhe madje ndaj më të mirëve të tyre (ka paragjykime të mira e të këqija) përshtasim jetën tonë.

Kështu njeriu absurd kupton se nuk ishte realisht i lirë për të folur hapur, në atë masë që unë shpresoj, që shqetësohem për një të vërtetë timen, për një mënyrë qenieje ose të krijuari, së fundi, në masën që komandoj jetën time dhe që me këtë veprim unë pranoj se ajo ka kuptim, unë krijoj pengesa, brenda të cilave ngujoj jetën time. Unë po veproj si shumë funksionarë të mendjes e të zemrës që ma pështirosin dhe që nuk bëjnë gjë tjetër, tani po e shoh këtë gjë, veçse marrin seriozisht lirinë e njeriut.Absurdi më sqaron në këtë pikë: nuk ka të nesërme. Ja, këtej e tutje, arsyeja e lirisë sime të thellë.

Do të bëj këtu dy krahasime. Mistikët, fillimisht, e gjejnë lirinë në aktin e përkushtimit. Duke u tretur brenda zotit të tyre, duke pranuar rregullat e tij, ata, në fshehtësi, bëhen përsëri të lirë. Brenda skllavërisë së pranuar vetvetiu ata gjejnë një pavarësi të thellë. Por çfarë kuptimi ka kjo liri? Kryesisht mund të themi se ata ndihentë lirë ndaj vetvetes dhe më pak të lirë sesa të çliruar. Po ashtu, i kthyer tërësisht nga vdekja (që këtu e shikojmë si absurditetin më të dukshëm). Njeriu absurd ndihet i çliruar nga gjithçka që nuk është ajo përkujdesje e pasionuar që kristalizohet brenda tij. Ai shijon liri përkundrejt rregullave të përbashkëta. Shohim se temat fillestare të filozofisë ekzistenciale e ruajnë të gjithë vlerën e tyre. Kthimi te ndërgjegjja, braktisja e gjumit të përditshëm përfaqësojnë përhapjet e para të lirisë absurde. Por me këtë lidhet predikimi ekzistencial dhe bashkë me të ky hop spiritual, i cili, në thelb, i shpëton ndërgjegjes.

Në të njëjtën mënyrë (ky është krahasimi im i dytë), skllevërit e lashtësisë nuk i përkisnin vetvetes. Por ata e njihnin lirinë që qëndronte në faktin që të mos ndiheshin përgjegjës1. Edhe vdekja ka duar patrici që të shtypin, poredhe të çlirojnë.Të zhytesh në këtë siguri pa themel, të ndihesh këtej e tutje i huaj për jetën tënde, për ta zmadhuar e për ta përshkuar pa miopinë e të dashuruarit, këtu gjendet parimi i një çlirimi. Kjo pavarësi e re është e kufizuar në kohë si çdo liri veprimi. Ajo nuk tërheq çekun e përjetësisë. Por ajo zëvendëson iluzionet e lirisë të cilat të gjitha ndaleshin te vdekja. Liria hyjnore e të dënuarit me vdekje, para të cilit hapen portat e burgut gjatë një agimi të shkurtër, ky çinteresim i pabesueshëm për gjithçka, përveçse për flakën e kulluar të jetës, vdekja dhe absurdi janë këtu, kjo ndihet qartë, parimet e së vetmes liri të arsyeshme: asaj që një zemër njerëzore mund të ndjejë e të jetojë. Kjo është një rrjedhojë e dytë.

Njeriu absurd shquan kështu një univers përvëlues dhe të akullt, transparent e të kufizuar, ku asgjë nuk është e mundur, po gjithçka jepet dhe se përtej tij është shkatërrimi dhe hiçi. Atëherë ai mund të vendosë të pranojë të jetojë me një univers të tillë nga ku mund të marrë forcë, të gjejë forcë për të mos shpresuar dhe për të dëshmuar këmbënguljen e vet te një jetë pa ngushëllim.Po çfarë kuptimi ka jeta në një univers të tillë? Asgjë tjetër për çastin, përveç indiferencës për të ardhshmen dhe pasionit për të shteruar gjithçka që ekziston. Besimi në kuptimin e jetës parakupton gjithmonë një shkallëzim vlerash, një zgjedhje, parapëlqimet tona. Besimi tek absurdi, sipas përkufizimeve tona, na këshillon të kundërtën. Kjo ia vlen të shqyrtohet.Të di nëse mund të jetoj kështu si jam, vetëm kjo gjë më intereson. Nuk dua aspak të largohem nga ky problem. Meqë më është dhënë kjo fytyrë e jetës, a mund t’i përshtatem? Ndërkaq, përballë këtij shqetësimi të veçantë, besimit tek absurdi i bie barra të zëvendësojë cilësinë e përvojave me sasinë.

Po të bindem se kjo jetë nuk ka pamje tjetër përveç asaj të absurdes, nëse unë e ndiej që i gjithë ekuilibri i saj varet nga kundërtia e përjetshme midis revoltës sime të ndërgjegjshme dhe errësirës ku përpëlitet, nëse unë e pranoj që liria ime ka kuptim vetëm në lidhje me fatin e saj të kufizuar, atëherë duhet të them se rëndësi nuk ka të jetosh mirë por shumë. Nuk më takon mua të pyes nëse kjo gjë është vulgare ose e pështirë, elegante apo për të ardhur keq. Këtu njëherë e përgjithmonë, gjykimet vlerësuese janë zëvendësuar me gjykimet e fakteve. Mua më duhet të nxjerr përfundimet për çfarë shoh dhe të mos jepem pas pandehmave po të mendojmë që të jetosh kështu nuk është e ndershme, atëherë ndershmëria e vërtetë më bën të jem i pandershëm.Të jetosh mëshumë, në kuptimin e gjerë, ky parim i jetës nuk ka kuptim. Duhet të saktësohet.

Fillimisht, duket sikur nuk jemi thelluar sa duhet në këtë nocion të sasisë, meqë ai mund të na japë të dhëna për një pjesë të madhe të përvojës njerëzore. Morali i një njeriu, shkalla e tij e vlerave kanë kuptim nëpërmjet sasisë e larmisë së përvojave që ka pasur rastin të akumulojë. Ndërkaq, kushtet e jetës moderne e detyrojnë pjesën më të madhe të njerëzve të kenë të njëjtën sasi përvojash, nga ku del se kanë të njëjtën përvojë të thellë. Sigurisht, duhet të mbahet mirë parasysh ndihmesa spontane e individit, ajo që tek ai është “dhunti”. Por unë nuk mund të jap mendim për këtë dhe përsën rregulli im është të kënaqem me çfarë të bie në sy menjëherë.

Atëherë vërej se karakteri i mëvetësishëm i një morali të përbashkët nuk qëndron aq në rëndësinë ideale të parimeve që e frymëzojnë sesa në normën e një përvoje që është e mundur të matet. Duke i zmadhuar pak gjërat, grekët kishin moralin e argëtimit të tyre, ashtu siç kemi ne moralin e ditëve tona tetëorëshe. Por tani shumë njerëz dhe midis më tragjikëve na bëjnë të parandjejmë se një përvojë më e gjatë ndryshon këtë tablo të vlerave. Ata na kujtojnë atë bredhacak të përditshmërisë, i cili vetëm për nga sasia e përvojave thyen të gjitha rekordet (po e përdor me qëllim këtë term sportiv) dhe krijon në këtë mënyrë moralin e vet.

Megjithatë, ta lëmë mënjanë romantizmin dhe të shohim se çfarë do të thotë ky qëndrim për një njeri të vendosur për të mbajtur fjalën dhe për të respektuar me rreptësi atë që ai e quan rregull i lojës.Të thyesh të gjitha rekordet, kjo do të thotë, fillimisht, që të jesh përballë botës sa më shpesh që është e mundur. Si mund të ndodhë një gjë e tillë pa kontradikta e pa lojë fjalësh? Sepse, nga një anë, absurdi na mëson se të gjitha përvojat janë indiferente dhe, nga ana tjetër, na shtyjnë drejt një sasie më të madhe përvojash. Atëherë si të mos bëjmë si shumë njerëz të tjerë, për të cilët folëm më lart, që zgjedhin atë formë jete, e cila na sjell sa më shumë nga kjo materie njerëzore dhe që fusin kështu një kriter vlerash, të cilin, nga ana tjetër pretendojnë ta hedhin poshtë?Por, përsëri, absurdi dhe jeta e tij kontradiktore na japin shpjegime.

Ne gabojmë kur mendojmë se kjo sasi përvojash varet nga rrethanat e jetës sonë, kur ajo varet vetëm nga ne. Në këtë rast duhet të jemi semplistë. Dy njerëzve që jetojnë sa njëri-tjetri, bota u jep gjithmonë të njëjtën shumë përvojash. Për këtë duhet të jemi të ndërgjegjshëm. Të ndiesh botën, revoltën, lirinë tënde, sa më shumë që të jetë e mundur, do të thotë të jetosh sa më shumë që të jetë e mundur. Atje ku mbretëron qartësia, shkalla e vlerave bëhet e panevojshme. Ta thjeshtëzojmë edhe më. Ta zëmë që e vetmja pendesë, “i vetmi rast i humbur” përfaqësohet nga vdekja eparakohshme. Universi i paraqitur këtu ekziston vetëm duke iu kundërvënë përjashtimit të qëndrueshëm, vdekjes.

Në këtë mënyrë, asnjë mendim, asnjë emocion, asnjë pasion dhe asnjë sakrificë nuk do ta barazonte dot në sytë e njeriut absurd (edhe sikur ta çonte një gjë të tillë) një jete të ndërgjegjshme prej dyzet vjetësh dhe një qartësi të shtrirë në gjashtëdhjetë vjet3. Çmenduria dhe vdekja janë për njeriun të pariparueshme. Njeriu nuk zgjedh. Absurdi dhe mbishtesa e jetës që ai përmban nuk varen, pra, ngavullneti i njeriut, por nga e kundërta e tij që është vdekja4. Duke i peshuar mirë fjalët, kemi të bëjmë vetëm me një çështje fati. Duhet të dimë ta miratojmë. Njëzet vjet jetë dhe përvojë nuk zëvendësohen kurrë.

Në sajë të një inkonsekuence të çuditshme për një racë aq të kujdeshme si ata, grekët donin që njerëzit; të cilët vdisnin në moshë të re, të kishin përkrahjen e Perëndive. Dhe kjo është e vërtetë vetëm po të duam të pranojmë që, po hyre në botën qesharake të Perëndive, humb përgjithmonë një nga gëzimet më të dlira, atë të të ndierit dhe pikërisht të të ndierit mbi tokë. E tashmja dhe nderimi të tashmeve para një shpirti gjithmonë të ndërgjegjshem janë ideali i njeriut absurd. Por fjala ideal pëmban, në këtë rast, një tingëllim të pasaktë. Nuk ështëmadje as prirje e njeriut, por vetëm rrjedhoja e tretë e arsyetimit të tij.

Me pikënisje ndërgjegjen plot ankth të jonjerëzores, përsiatja mbi absurdin kthehet në fund të itinerarit të vet në gjirin e flakëve të pasionuara të revoltës njerëzore5.Në këtë mënyrë, unë nxjerr nga absurdi tri rrjedhime që janë revolta ime, liria ime dhe pasioni im. Vetëm me lojën e ndërgjegjes unë shndërroj në rregull jetë atë çfarë ishte ftesë vdekjeje dhe kundërshtoj vetëvrasjen. Pa dyshim, kam dijeni për tingëllimine mbytur që përshkon këto ditë. Por unë them vetëm një fjalë: kjo gjë është e nevojshme.

Kur Niçja shkruan: “Duket qartë se gjëja kryesore në qiell dhe mbi tokë është të bindeshpër një kohë të gjatë dhe në të njëjtin kah: me kalimin e kohës, rezulton diçka, për të cilën ia vlen të jetosh mbi tokë si për shembull, virtyti, arti, muzika, vallja, arsyeja, diçka që shpërfytyron, diçka e përpunuar, e çmendur ose hyjnore”, ai ilustron rregullën e një morali të madhërishëm. Por, ai tregon, gjithashtu, rrugën e njeriut absurd. T’i bindesh pasionit nuk ka gjë më të thjeshtë dhe njëkohësisht më të vështirë. Megjithatë, është mirë që njeriu, duke i matur forcat me vështirësitë, të gjykojë ndonjëherë vetveten. Ai është i vetmi që mund ta bëjë këtë gjë.“Lutja, thotë Alani, bëhet kur errësira zapton mendjen. Por duhet që mendja të takojë errësirën”, përgjigjen mistikët dhe ekzistencialët. Sigurisht, por jo errësira që krijohet kur mbyllin sytë dhe me dashjen e njeriut, porse nata e errët dhe e mbyllur që mendja kërkon për t’u përhumbur.

Nëse duhet që ajo të takojë natën, më mirë do të ishte të kishte të bënte me atë të dëshpërimit që nuk e humb qartësinë, natën polare, agim i mendjes nga ku, ndoshta, do të ngrihet ajo dritë e bardhë e papërlyer, që vizaton çdo objekt në dritën e inteligjencës. Në këtë shkallë, barasvlera takohet me të kuptuarit e pasionuar. Nuk shtrohet më problemi i gjykimit të hopit ekzistencial. Ai zë përsëri vendin e tij në afreskun shekullor të qëndrimeve njerëzore. Për shikuesin, po të jetë i ndërgjegjshëm, ky hop vazhdon të jetë absurd. Në masën që ai mendon se po e zgjidh këtë paradoks, ai e krijon të tërin.

Për këtë arsye; kjo është prekëse. Për këtë arsye, gjithçka zë përsëri vendin e vet dhe bota absurde rilind në shkëlqimin dhe larminë e saj.Por nuk është mirë të mjaftohesh me kaq, është e vështirë të kënaqesh vetëm me një mënyrë të të parit të gjërave, të mos pranosh kontradiktën, ndoshta më e holla nga të gjitha format spirituale. Ajo që thuhet më lart, përcakton vetëm një mënyrë të menduari.Tani problemi shtrohet të jetojmë.______1) Këtu bëhet fjalë për nje krahasim faktik dhe jo për një apologji të poshtërimit. Njeriu absurd është i kundërt me njeriun e ripajtuar.

2) Sasia ndonjëherë shndërrohet në cilësi. Po tu besojmë arritjeve të fundit të teorisë shkencore, çdo lëndë përbëhet nga ciendra energjie. Sasia e tyre pak a shumë e madhe përbën specifikën e saj pak a shumë të veçantë. Një miliardë jonë dhe një jon ndryshojnë jo vetëm në sasi, po edhe në cilsi. Ëslitë e lehtë të gjesh dukuri tëngjashme në përvojën njerëzore.

3) Të njëjtin arsyetim për një nocion tjetër shumë më të ndryshërn, për idenë e hiçit. Ajo nuk i shton as nuk pakëson asgjë reales. Në përvojën psikologjike të hiçit, vetëm po të marrim parasysh se çfarë do të ndodhë brendady mijë vjetëve, që hiçi ynë merr me të vërtetë kuptim. Në një 11.2a aspektet e tij, hiçi përbëhet saktësisht nga shuma e jetëve te ardhshme që nuk na përkasin neve.

4) Vullneti në këtë rast, është vetëm veprues. Ka për qëllim të përmbajë ndërgjegjen. Krijon një disiplinë jete, kjo është me shurnë vlerë.

5) Rëndësia ka koherenca. Fillohet me pranimin e botës. Por mendimi lindor na mëson se mund të bësh të njëjtën përpjekje logjike duke genë kundër botës. Kjo gjë është më se e përligjur dhe i hap kësaj eseje horizonte duke i përcaktuar edhe kufijtë. Por kur mohimi i botës kryhet me të njëjtën përpikmëri, shpesh arrihet në përfundime të ngjashme përsa i përket, përshembull, indiferencës së veprave.

 

Per me shume, lexo: KETU

Librin mund ta gjeni: LINK

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.