Libri i javes: “Pesë Vjet në Shqipëri” – Carls Telford Erikson!

Një autobiografi rrënqethëse e treguar me një gjuhë mjaft të thjeshtë nga autori Carls Erikson gjatë viteve të qëndrimit të tij në Shqipëri, 1908-1913. Historia e misionarit amerikan, i cili përballet me një realitet të cilin nuk mund ta kishte imagjinuar as në ëndrrat e tij më të  Çuditshme.

Një histori e jashtëzakonshme e një misionari mjaft të durueshëm, i cili përpiqet që me pasioninin e tij të nxjerrë sadopak në dritë popullin shqiptar të atyre viteve, pothuajse të mbetur në errësirë të plotë.

Paraqitja e detajuar e jetës së përditshme e kryeqytetit shqiptar si simbol i gjendjes së përgjithshme të mbarë vendit. Kontraditat e njëpasnjëshme me autoritetet qëndrore dhe braktisja nga eprorët e tij i kushtojnë mjaft shtrenjtë. Mbi të gjitha vlen të theksohet dashuria e tij e madhe për popullin shqiptar pavarësisht vështirësive të njëpasnjëshme që i sjell qëndrimi në Shqipëri.

Në fund një surprizë e jashtëzakonshme nga vetë autori i cili pavarësisht fatkeqësive që i ndodhin në vendin tonë merr një vendim që shumë pak persona do kishin guximin dhe dëlirësinë ta ndërrmernin.

Frazat :

Jeta s’është as kënaqësi dhe as dhembje, po ajo është një punë e mundimshme me të ilën jemi ngarkuar dhe të cilën do gëzuar e përmbyllur me faqe të bardhë

Të tjerët mund të këndojnë për verën , për krerët, sundimtarët e krekosur e hijerëndë përherë. Mua zgjyra, dheu, pluhuri, balta më bëjnë nder. Atyre u përket muzika, shkëlqimi, lavdia, ari i praruar. Për ulokun, sakatin, të verbërin në shi do të këndojë. Në këngët e mia fatkëqinjtë do t’i lartësojë

Më parë do të parapëlqeja të jem injorant se i menÇur në paralajmërimin e së ligës

Shko përpara, pa shteg ! Mos druaj e mos u bregos fare ! Posi era, e pa rënë në rrjerë. Si gjethi i lotusit, i panjomur nga uji

Në kohën që arritëm në Durrës, qyteti nuk kishte ruajtur as gjurmën apo shenjën më të vogël të famës apo lavdisë së dikurshme. Mbretëresha e Adriatikut, ishte shndërruar në një plakuÇe reumatike e të padhëmbë që vetkënaqej me papastërtinë dhe parazitët.

Punoi: Raldi Xhakolli

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.