Libri i javës: Njëmijë e një net

Gjithmonë na kanë thënë që urtia vjen nga të mocmit. Dhe kur bëhet fjalë për urtësi ndër librat që sjell ndërmend janë padyshim historitë e “Njëmijë e një net”. Më ka bërë shumë përshtypje se e gjithë ajo botë magjike ka një pikënisje me një mëkat, që lidhet me tradhëtinë bashkëshortore: mbreti Shahriar zbulon tradhëtinë e të shoqes dhe e vret; duke urdhëruar vezirin e tij që cdo natë t’i gjejë një grua me të cilën të martohet, për ta vrarë të nesërmen si hakmarrje ndaj gjithë femrave, të cilat tashmë ai i konsideronte tradhëtare dhe që për këtë duheshin ndëshkuar. Derisa, Shehrazadeja, e bija e vezirit të mbretit, vendos të bëhet gruaja e tij dhe aty nisin nëtët e pafundme…

Në një shkrim mbi këta përralla, Borges do thoshte se i kishte lexuar dhe rilexuar disa herë sepse cdo herë e më shumë e bënin të kuptonte dicka tjetër, dicka më shumë; ndërsa titulli ka idenë e të pafundmes, sepse edhe njëmijë net janë të pafund, por këto histori shkojnë edhe “një” më tej, pra edhe një më shumë se sa pafundësia.

Ndërsa unë do thoja që vetë ideja që kemi të bëjmë me netë, është sepse këto histori dalin jashtë kufinjve njerëzorë që ne mund të imagjinojmë; me natën sjellin edhe magjinë…

Dhe e gjithë bukuria e këtyre përrallave është se nuk kanë një autor, pra na vijnë si trashëgimi e një kohe dhe një vendi.

Zbuloni pra magjinë e aromës  arabe, traditën e lashtë qindravjeçare, të trashëguar brez pas brezi gojarisht. Vërtetë interesante problematika sidomos me në qendër femrën, molla e sherrit mashkullor, po me shije gruaje. Tematika e kënaqësisë së ndaluar, një mëkat sa i vjetër aq edhe i përhapur që nga antikiteti. Të mos lëmë në harresë trajtimin e pabarazisë shtresore, ku preket tek “Ali Babai e 40 hajdutët”, bashkë me tradhtinë vllaznore. Një cikël rrëfimesh zinxhir që na kumbojnë, na ndjellin ëndrra dhe na zhysin në magjinë e një bote të vecuar, nga e cila nuk kërkon të dalësh…

Ju ftoj ta lexoni ! 10 shprehje letrare të librit të lexuar:

“Kur e ndan mendjen një grua të bëjë një rreng a prapësi, nuk ka burrë a dashnor që ta pengojë. Burrat do të bënin mirë të mos i ndrydhnin gratë, se kështu ato do të ishin të matura dhe të ndershme.”

“Asgjë nuk mund të barabitet me dinakërinë e grave.”

“Kush bën mirë e ka kot, se gjen keq në këtë botë.”

“Më mirë të sakrifikosh të pafajshmin sesa të shpëtosh fajtorin.”

“Fati është i paqendrueshëm. Atij i pëlqen të ulë njerëzit që ka ngritur vetë.”

“O varr! Mos ia shqymbe ti vallë gjithë atë dashuri që kishte për mua? Mos ia shove ti ata sy, që më shprehnin aq dashuri, e që ishin i vetmi gaz i jetës sime?”

“Ç’krim i shëmtuar të vrasësh kaq pa mëshirë shpirtin e një dashnoreje që e dashuron gjer në marrëzi!”

“Ruaje të fshehtën tënde dhe mos ia thuaj asnjeriu: po ia the, s’je më zot i saj. Në rast se zemra jote s’është në gjendje të mbajë një të fshehtë, si mund ta mbajë zemra e tjetrit?”

“Si e keqja, si e mira, nuk vinë kurrë kur i do.”

“Ja ç’është bota, na shkëput nga të mirat, nga miqtë, ose nga të dashurit, dhe shpeshherë nga të gjithë bashkë.”

 

Nëse dëshironi që të dini më shumë rreth këtyre librave, na kontaktoni në inbox dhe jua sjellim librat në shtëpinë tuaj!

Punoi: Florinda Ismailaja

Redaktoi: Suad Arilla

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.