Libri i javës: Mitrush Kuteli – E madhe është gjëma e mëkatit!

Një gojëdhënë sa tragjike aq edhe popullore, “E madhe është gjëma e mëkatit”, sjellë me mjeshtëri nga artisti i merituar, Mitrush Kuteli. Ndër mëkatet më të vjetra njerëzore: idhulltaria, e dënueshme, dhe të udhëzuar larg prej saj, nga vullneti hyjnor. Mëkatet e mishit janë të parezistueshme… e lehtë rënia në mëkat. Një nga sprovat më të mëdha e më të dhimbshme të qenies njerëzore: humbja e bashkëudhëtares së jetës, nuk i urohet as armikut tënd më të keq. Çdo gjë në jetë ka një çmim për mosrealizimin e sprovës, dhe ai e pagoi me pavdekësinë: të jetosh për së vdekuri, të shikosh me sytë e tua shuarjen e gjakut tënd, dhe pa mundur dot t’i japësh fund…

1. Ndaj Zotit të pamundurat bëhen të mundura me anë të hirit e të fjalës.

2. Dheu është vendi ku Zoti mbështet këmbët.

3. Dashuri, sa më shumë pi nga burimi yt, aqë më shumë et kam!

4. Dashuria nuk është as e bardhë, as e zezë e as tjatër ngjyrë, po vetëm dashuri dhe as gjë tjatër. Ajo është si era: fryn ku do vetë dhe ne i dëgjojmë buçitjet.

5. Si lule fishket dhe si ëndërr shkon e përndahet njeriu…

6. Të fshehta e të çuditshme fort janë rrugët e Zotit. Si lumë i rreptë zemërimi i tij, si det i thellë mëshira.

7. Varri është dera me anën e së cilës hymë në jetën e përjetshme.

8. Pikërisht këtu qendron çudija e pathënë e besës sonë: Jeta brenda varrit, drita brenda natës, hiri brenda shtatit mëkatar. Jemi prevmatoforë, shtamba të frymës së shenjtë.

9. Të thella e të pakuptuarshme janë punët e Zotit, po e pafuntme mëshira e tij.

10. E madhe fort është fuqija e fjalës: ajo hap rrugë nëpër ujëra; ajo lith erërat mos fryjnë, ajo mban kohën më vënt.

Punoi: Florinda Ismailaja

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.