Libri i javes: Lev Tolstoi – Lufta dhe paqja!

Keni lexuar ndonjëherë libër pa personazh kryesor?

Lufta dhe Paqja është libri që ju mundëson një analizë të detajuar të shkaktarëve, si të situatave të zakonshme nga jeta e përditshme, ashtu edhe të situatave të komplikuara që vendosin fatet e popujve dhe përcaktojnë historinë e tyre. Personazhet e klasave të ndryshme shoqërore në Rusi përshkruajnë nëpërmjet veprimeve të tyre të përditshme gjendjen ekonomike dhe kulturore të popullit rus gjatë luftërave kundër perandorit francez Napoleonit.

Me mjeshtrinë e tij, Tolstoj përpiqet të zbresë nga piedestali figura të himnizuara pa të drejtë duke bërë vazhdimisht një analizë mjaft interesante të fakteve historike dhe strategjive të luftës dhe, papritur, nga gjendja e rënduar psikologjike dhe fizike e popullsisë pjesëmarrëse në luftë, me një mjeshtri të rrallë autori paraqet situatën e perditshme të oborreve ruse, të mbushura me festa dhe intriga, të gjitha në shërbim të rritjes së gradave personale.

Një vend mjaft të rëndësishëm në roman zë ‘’eliksiri i jetës’’ dashuria e cila nuk largohet në asnjë faqe të librit, e vendosur në zemrat e gjithë personazheve të librit. Ajo përpiqet të luftojë kundra zakoneve të vjetra të popullit rus dhe me indiferencë kërkon të mposhtë zërin e arsyes.

A ja del dot vallë dashuria të ketë një rol përcaktues në fatin e luftës kundër Napoleonit ?

Fragmente të shkëputura nga libri :

  • Ju bëra mbret që të mbretëroni jo siÇ doni ju, por siÇ dua unë
  • Rusi ka besim te vetja pikërisht se nuk di asgjë dhe as që dëshiron të dijë, se nuk i besohet që të jetë e mundur të dijë diÇka si duhet
  • Një prijës i mirë ushtarak jo vetëm që ska nevojë për cilësi të vecanta,por,përkundrazi ai duhet të jetë i zhveshur nga cilësitë më të mira dhe më të larta njerëzore : nga dashuria. Poezia, dhembshuria, nga dyshimi filozofik, i bindur plotësisht se ajo që po kryen ai, ka rëndësi të madhe
  • Një lojtar i mirë, që ka humbur një lojë shahu, është i bindur se humbja e tij e ka burimin në një gabim që ka bërë, dhe e kërkon këtë gabim në fillim të lojës së vet, por harron se në Çdo lëvizje, gjatë zhvillimit të lojës, ka bërë gabime po aq të rëndësishme e se asnjë nga lëvizjet e tij ska qenë e përsosur. Gabimi që i tërheq vëmendjen, i bie në sy sepse kundërshtari përfitoi prej tij
  • Kush këron të shfajësohet, e ngarkon veten me faj
  • Ai, i paracaktuar nga Zoti për rolin e vajtueshëm e të pavullnetshëm të xhelatit të popujve, kërkonte t’i mbushte mendjen vetes se qëllimi i veprimeve të tij ishte e mira e këtyre popujve, se mund të drejtonte fatin e miliona njerëzve dhe, me anën e pushtetit të tij, t’i bënte të lumtur

Punoi: Raldi Xhakolli

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.