Libri i javës: Henrik Ibsen – Shtëpi kukulle

A e keni menduar ndonjëherë se jeta që po bëni nuk është ajo e duhura, por një idealizim i dëshirave tuaja të ndrydhura që në fëmijëri?

Nora besonte se kish krijuar një familje perfekte dhe të lumtur. Ajo mendonte se ja kish dalë mbanë të ishte një grua zbavitëse dhe e dashuruar ndaj bashkëshortit të saj, gëzonte dashurine e tij dhe kontribonte intensivisht si një nënë e mire ndaj tre femijeve . Pikërisht kur mendohej se gjërat do bëheshin edhe më mire si ngritja në detyrë e burrit të saj, një rrethanëjo e favorshme ndërlikon jetën e pjesëtarëve të familjes kryesisht Norës dhe bashkëshortit të saj. Kështu ndryshe nga maja e ajsbergut që reflektonte perfeksion, dalin në pah nga thellësia e tij,andrrallat e një jete të jetuar në hije. E gjendur në një situatë ku Nora duhet të përballet me një gabim të kryer në emër të dashurise, dhe cënimit të nderit të bashkeshortit në sy të shoqërisë, ajo kupton se shume gjera nuk ishin ashtu si i kishte perceptuar ajo. Gjithashtu turbullimi i qetësisë familjare bën që Nora të ketë më të qartë pozicionin e saj në familje dhe të vertetën e hidhur se ajo nuk ishte parë kurrë seriozisht as nga mashkulli i parë qëi kish shërbyer si model, babai, dhe as nga mashkulli që donte, bashkeshorti. E gjëndur në këtësituate, protagonistja jonëvendos të bëj kthesën më të rëndësishme në jetën e njeriut: Lartësimin mendor dhe shpirtëror të saj.
Ibsen, ja ka dale mbanë me këtë dramë të na mësoje shumë gjëra, por mbi të gjitha të na bëjë të reflektojmë rreth pyetjes thelbësore që duhet ti drejtojë vetes çdo njeri “Kush jam une, dhe çfarë roli zë unë në shoqëri”
Një libër si ky nuk duhet ti mungoje asnjë lexuesi, përkundrazi ai meriton të ketë vëmendjen e duhur nga të gjithë, përvetë origjinalitetin, lehtësine e kalimit te ngjarjeve dhe mesazhit që përcjell.

 

Fragmente të shkëputura nga libri:

  • Kurrë nuk duhet marrë para borxh!Një familje e ngritur mbi huara e borxhe, është skllavëri…prandaj nuk ka gjë më të shëmtuar se një rrugë e tillë!
  • Si avokat, moj vogelushja ime, e kam vënë re shpesh një gjë të tillë. Gati të gjithë njerëzit që shkasin nërrugë të shtrembëra që herët kanë pasur nëna gënjeshtare
  • Jeta dhe skamja e pamëshirshme më kanë mësuar të dëgjoj kurdohere zërin e arsyes
  • Kurse mua jeta më ka mësuar mos t’u zë besë fjalëve
  • Është më e lehtë të shpëtojnëdy njerëz të bashkuar mbi një dërrasë, sesa një i vetëm mbi një anije
  • Mrekullitë nuk janë sende që ndodhin çdo ditë

 

Punoi: Babeta Rexhepi

Fotoja nga: Babeta Rexhepi

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.