Libri i javës: “Hajdutja e librave” – Markus Zusak!

Romani “HAJDUTJA E LIBRAVE” Një realitet i hidhur, një varfëri ndjenjash, dijesh, jo vetëm pasurish, në vitet 30-50, koha e Luftërave çnjerëzore Botërore. Protagonistja jonë e librit, Lizel, përpiqet të thyejë vështirësitë e kohës, duke shpallur një luftë të fshehtë në vjedhjen e librave, por me qëllimin e mirë të zhveshjes së petkut të injorancës së imponuar kundrejt çifutëve, racës së cilës vajza i përkiste. Në të kundërt nga Fyhrer, që vidhte identitete apo shpirtra të tëra njerëzore në Epokën e tij të Lavdishme. Kamera e padukshme e Vdekjes monitoron gjithçka ndodh në Berlinin e persekutuar lindor. Asgjë nuk i shpëton asaj por as vdekja nuk shpëton prej njerëzve. Njerëzit nuk i druhen një fundi me dhimbje por një dhimbjeje pa fund.
1. Vdekja: “Ndonjëherë mbërrij më herët se ç’duhet. Unë vrapoj, kurse disa njerëz mbeten të mbërthyer pas jetës më gjatë se ç’duhet.”
2.Ç’është më keq se një djalë që të urren? Një djalë që të do.
3. Fizarmonika ishte histori më vete. Një histori. Histori pas historie. Histori brenda historie.
4.Si e njëjta gjë mund të jetë njëherësh, aq e shëmtuar dhe e mrekullueshme, se si mund të jenë aq të mallkuara e të shkëlqyera njëherësh fjalët?
5. Nuk më bëhet vonë se ç’dreqin thonë katolikët për këtë. Duhet të ketë një vend në parajsë për ata që kanë qenë aty.
6. Si thamë më parë? Përsërite disa herë një gjë e nuk e ke për ta harruar kurrë.
7. Vdekja: Unë mund të jem në shumë vende njëherësh.
8. Këta shpirtra kështu veprojnë gjithmonë, ata më të mirët. Ata që ngrihen e thonë “E di kush je dhe jam gati. Sigurisht që nuk dua të shkoj, megjithatë do të vij.” (Kushtuar vdekjes)
9. Thjesht fat i keq. Kështu thua. Kështu e bind veten të besosh, sepse thellë brenda vetes, e di që kjo copë e vogël fati është sinjali i gjërave që do të vijnë më pas.
10. Vdekja: Më përndjekin njerëzit.
Punoi: Florinda Ismailaja

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.