Libri i javës: Dashuria në kohërat e kolerës!

Florentino dhe Fermina ishin dy të rinj, të cilët u dashuruan në vitet e para të rinisë, në mënyrë të sinqertë e të brishtë. Kur babai I Ferminës zbulon lidhjen e tyre mes shkëmbimit të letrave  vendos  të zhvendosen në një tjetër qytet. Edhe pse ata u larguan e tanimë i ndante një distancë, e cila matej me shumë kilometra, dashuria mes tyre vazhdonte  dhe shkëmbimi i letrave nuk u la me aq.Ndërkohë, në qytet flitej gjithnjë e më shumë për një mjek të ri, të zoti e të përgatitur, i cili kishte marrë mbi supe detyrën e vështirë, të  luftonte kolerën. Doktor Juvenal Urbino dukej dhëndri më i përshtatshëm sipas babait të Ferminës, e ai ia doli t’i martonte bashkë. Fermina nuk kundërshtoi. Mbase dashuria platonike nuk ishte aq e fuqishme sa te ndalonte martesën me mjekun më të përfolur në qytet.

Pak nga pak lulëzoi martesa edhe pse pa dashuri, por me hapa të mirëllogaritur e të ekuilibruar. Ata kaluan pesë dekada bashkë, herë në paqe e herë në luftë, me konflikte e buzëqeshje, por asnjëherë me dashurinë e sinqertë. Ndërsa nga ana tjetër, Florentino ishte betuar në dashurinë për Ferminën, e prentendonte t’i qëndronte besnik, deri kur të mundeshin të bashkoheshin sërisht.

Në mes të një episiodi qesharak, fatkëqësisht doktor Urbino ndërron jetë, e vejusha Fermina përplaseset në funeralin e të shoqit me dashurinë e saj të parë, atë që i bëri zemrën të fluturonte në rini. Pas shumë përpjekjesh për shmangie, e pranoi dashurinë e Florentinit dhe ndërkohë që ngjarjet rridhnin kuptonte edhe pabesnikërinë e të shoqit gjatë viteve të martesës.

 ‘’Dashuria në kohërat e kolerës’’ është libri ,i cili të mëson të pranosh çdo formë të dashurisë, të mos e paragjykosh atë,gjithashtu është libri që të mëson se humaniteti qëndron te gjërat e vogla në jetë, se lumturia qëndron te zemra.Roman I kushtuar dashurisë me të gjitha fytyrat e saj:dashurisë bashkëshortore, dashurisë romantike, dashurisë së mishit, dashurisë madje me shenjat e kolerës.

Fragmente nga libri

“Ndodh te përkedhelësh jeten e dikujt, dashurohesh ,e vendos që gjëja më e rëndësishme është ta prekësh, ta jetosh, të ndash me të melankonitë dhe ankthet ,te njihesh në vështrimin e tjetrit, të ndjesh qe nuk mund të besh pa të…e ç’rëndësi ka nëse për të patur gjithë këtë të duhet të presësh pesëdhjetë e tre vjet, shtatë muaj ,njëmbëdhjetë ditë ,përfshirë dhe netët?”

I dukej aq e bukur, aq ngashnjyese, aq ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, saqë nuk e kuptonte se si askush tjetër nuk prekej si ai nga kënga e kastanjetave që lëshonin takat e saj mbi kalldrëm, se si askujt tjetër nuk i cakërdisej zemra nga psherëtimat e verefit të fustanit të saj dhe se askush tjetër nuk cmendej si ai nga dashuria për fru-frunë e gërshetit të saj, fluturimin e duarve dhe floririn e së qeshurës së saj! Nuk i kishte shpëtuar asnjë lëvizje, asnjë shprehje e karakterit të saj, por nuk guxonte t’i afrohej nga frika se mos e prishte magjepsjen.

“Kishte qene akoma shume i ri per te ditur se kujtesa e zemres i zhduk kujtimet e keqija dhe mrekullon te mirat dhe pikerisht ne saje te ketij marifeti ne arrijme ta gelltisim te kaluaren.”

Punoi: Indira Krymi

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.