Letërkëmbimi i Anne Reeve Aldrich me Emily Dickinson

Anne Reeve Aldrich ishte një poete amerikane e cila jetoi dhe shkruajti gjatë gjysmës së dytë të shekullit 19. Ndonëse vdiq në një moshë të re, poezitë e saj ishin thellësisht shpirtërore dhe me ndjesi hidhërimi për jetë. Kjo sepse gjatë të njëzetave, ajo u diagnostikua me një sëmundje të rëndë që i mori jetën.

Vëllimi i saj i fundit me poezi, i titulluar me vend “Songs about Love, Life, and Death”, u botua pas vdekjes. “Springfield Republican” – gazeta e parë që shtypi poezinë e Emily Dickinson gjatë jetës së saj – e lavdëroi Aldrich si një nga “të paktat që ndajnë më së afërmi disponimin e Sapphos dhe talentin e saj”.

Disa vite para se të ndërronte jetë, ai letërkëmbeu me autoren e famshme dhe idhullin e saj Emily Dickinson, ku i shprehej kështu mbi durimin e vuajtjes: “Një jetë me vuajtje të durueshme, siç jam e sigurt që duhet të jetë e juaja, e dashur zonjusha Dickinson është një poezi më e mirë në vetvete sesa mund të shkruajmë secili prej nesh, dhe besoj se vetëm përmes portave të vuajtjes, qoftë mendore apo fizike, ne mund të kalojmë në atë simpati të butë me pikëllimet të të gjithë njerëzimit, që duhet të jetë arritja ideale e çdo shpirti.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.