Khalil Gibran – KËNGË DASHURIE

kahlil-gibran-arratisje.al

Një poet dikur shkroi një këngë dashurie e cila qe e mrekullueshme. Ai shkroi disa kopje të saj dhe ua dërgoi miqve dhe të njohurve të tij, burra dhe gra, madje, ai nuk harroi ta dërgonte atë edhe tek një grua e re që e kishte parë vetëm një herë, e cila banonte pas kodrave.

Pas një ose dy ditësh erdhi një lajmëtar nga ajo gruaja e re dhe solli një letër. Në letër ajo kishte shkruar: – Më lejoni t’ju siguroj, unë jam prekur thellë nga kënga e dashurisë që më keni shkruar. Ejani tani dhe takoni tim etin dhe time ëmë, dhe ne do të marrim masat e kërkuara për fejesën.

Poeti shkroi përgjigjen e letrës dhe në të iu gjegj: Mikja ime, ishte veçse një këngë dashurie nga zemra e një poeti, e kënduar nga çdo burrë për çdo grua.

Dhe ajo i shkroi përsëri, duke i thënë: – Hipokrit dhe gënjeshtar me fjalë! Nga kjo ditë deri në ditën e arkivolit tim unë do të urrej të gjithë poetët për shkakun tuaj.

(Solli në shqip: Agron Islami)

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.