Fryma pranverore italiane nga librat e Cristina Cabonit!

Cristina Caboni është një emër jo pak i njohur në rradhën e librave të përkthyer në shqip vitet e fundit dhe gjithashtu në Europë. Romanet e saj janë si një fllad pranveror që i shpëtojnë syrit tonë të pavëmëndshëm ndaj natyrës në ditët e sotme: aromat, parfumet, lulet, bletët dhe ngrohtësia e librave. Në qëndër të librave të saj janë gjithmonë gratë protagonist. Gra që ndjekin pasionin dhe ëndërrat e tyre pavarësisht të kaluarës, dhimbjeve dhe zhgënjimeve të tyre.  

Shkrimtarja ka publikuar 5 romane, të gjitha të përkthyer në shqip nga shtëpia botuese DITURIA dhe gjithashtu në shumë gjuhë të botës, në rend kronologjik: Shtegu i parfumeve (2015), Vajza e mjaltit (2016), Kopshti i luleve sekrete (2017), Libralidhësja e historive të humbura (2018), Dhoma e endëses (2019). 

Jeton me bashkëshortin dhe tre fëmijët në një provincë të Cagliari, Sardenja, ku i është përkushtuar biznesit familjar të bletarisë. 

 

 

Shtegu i parfumeve 

 

Parfumet janë një pjesë esenciale e jetës dhe identitetit tonë ashtu si edhe e Elenës, protagonists së librit. Ajo ka dhuntinë për të krijuar parfumin e duhur për të përmbushur dëshirat. Por ende nuk ka arritur të krijojë esencën që ta ndihmojë të bëjë paqe me të kaluarën. Ka vetëm një person që arrin të depërtojë në shpirtin e saj, Kaili. Ai e njeh fare mirë brishtësinë e një luleje dhe  di si ta mbrojë dhe dashurojëSepse edhe fara më “kokëfortë”, kur dielli zë e ngroh, gjen forcën për të lulëzuar. 

 

Vajza e mjaltit 

 

Në këtë roman hyjmë në botën e bukur të bletëve dhe magjisë së natyrës që i rrethon ato. Anxhelika pas një periudhe të gjatë në lëvizje të vazhdueshme rreth botës kthehet aty ku ndihet si në shtëpi, mes bletëve të saj. Fati ka vendosur t’i japë një tjetër mundësi, një trashëgimi , një shtëpi mes trëndafilash erëmirë dhe një detyrë për ta çuar deri në fund. Dhe vetëm Nikola mund ta ndihmojë, t’i japë kurajë dhe ta ndihmojë ta gjejë shtëpinë e vërtetëI vetmi vend ku zemra mund të jetë krejt e lirë. 

 

 

Kopshti i luleve sekrete 

 

Një histori e dy motrave binjake Donati, të ndara që të vogla, por me të njëjtin pasion: atë për lulet dhe kujdesin ndaj tyre. Një sekret që i pret në Volterra, Itali, i bashkon sërish në një kthim pas në vendlindje dhe në të kaluarën. Një trëndafil i fshehur mund të shpjegojë gjithçka: sepse mes gjëmbave mund të lindë zemra më e çmuar. 

 

 

Libralidhësja e historive të humbura 

 

Nga lulet tek një libër mbi artin e libërlidhjes. Sofia e apasionuar pas këtij arti zbulon rastësisht në përpjekje të restaurimit të një libri, punënë e një gruaje misterioze nga shekulli XIX, Klarisës. Një grua që luftoi për të qënë e pavarur. Ndaj Sofia është e vendosur të zbulojë kush ishte dhe çfarë sekreti fshihte. Dhe vetëm historia e Klarisës mund t’i kthejë Sofisë shpresën e humbur. Sepse rruga drejt lirisë për një grua, është e mbushur me pengesa, por kurrë nuk duhet të ndalesh së synuari horizontin. 

 

 

Dhoma e endëses 

 

Me këtë roman Caboni hyn në botën e modës për të treguar me emocion historinë e tre grave: Kamilës, Marianës dhe Katerinës. Një libër ku fijet e së kaluarës ndërthuren me ato të së tashmes, ku veshjet mbartin plot kuptime dhe fati i dy grave puqet, për t’i dhënë krahë ëndërrave. Sepse duke ndjekur gjurmët e së kaluarës, Kamila rrëmon brenda vetes, ku rreh një zemër, që as gjilpëra më e mprehtë nuk mund ta gërvishtë. 

 

 

Karakteristikë e Cabonit siç e shihni janë historitë e grave të forta që luftojnë për ëndërrat e tyre, e kaluara dhe historia, protagoniste në kërkim të një sekreti që gjithmonë e gjejnë në vendlindjen e tyre, Itali, kudo që ato janë dhe lundrimi në në botën e parfumeve, luleve, bletëve, librave dhe modës. Një kokteil pranveror. Lexim të këndshëm. 

 

 

Punoi: Orsola Deda

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.