Fragmente nga “Letër Dylqinjës” – Agim Baçi

1. Ju të gjithë u flisni të tjerëve për të dashurinë apo të dashurën sidomos kur ata nuk janë aty por kjo nuk do të thotë që ata nuk ekzistojnë.Përkundrazi ato janë të vetmet çaste që neve na duket sikur I kemi tërësisht ballë.-Letër Dylqinjës së Tobozës

2. Gratë I dashur Agim nga sa kam kuptuar, dhe parë e dëgjuar , nuk janë të dhëna shumë pas burrave të bukur,por pas burrave të vendosur.Nuk janë të dhëna si ne burrat pas bukurisë fizike.Ata duan të mbështesin të ardhmen e tyre në një tokë të fortë.Por të jesh I tillë duhet të dish se cili terren je,se çfarë je I zoti të mbash brenda teje.Dhe kur ti zgjasësh dorën ato s’duhet të ndjejnë asnjë grimë pasiguri për atë që po bën . -Letër Dylqinjës së Tobozës

3. Ju jeni të gjithë tradhtarë – tradhtoni dashuritë tuaja ëndërrat tuaja,miqtë tuaj pasionet tuaja , fëmijërinë tuaj.-Letër Brutit

4. Unë di se kam dashur, por pikërisht nga dëshira për të ditur sa më duan kam rrezikuar të humbas.-Letër Sara Mandit gruas që jetoi për dashuri

5. A duhet ta kesh frikë një grua? Një grua është gjithnjë një grua-pra është një lëvizje e përjetshme.Kur plaket ajo është edhe me shumë sesa e rrezikshme, sepse ajo kërkon të jetë padrone-të jetë padrone e mendimeve e kujtimeve e aromës sate, e ëndrrës sate.

6. A mund të mos kesh frikë një gjë që vjen si lumë, diku ngadalë,diku me furi, por gjithnjë pa u ndalur?Kur nuk ke frikë nga dashuria rrezikon të mos e njohësh atë.Asgjë më shumë sesa frika nuk I jep vlerë asaj që duam.Frika është roja ynë, kurthi ynë, tmerr gëzimi ynë! – Letër Galli Xhimsonit simpatikut të përbotshëm

7. Kujdes! E vërteta dhe gratë nuk qëndrojnë bashkë.- Letër Galli Xhimsonit simpatikut të përbotshëm

8. Një burrë I zgjuar duhet të gjejë rrugët të jetë padron I imagjinatës së saj- I vetmi kufi I vërtetë për të zotëruar një grua.Gratë nuk ndalen së imagjinuari.Duan të kenë gjithnjë diçka që I tërheq.E kërkojnë tek burri në krah.Bëjnë gjithçka deri në çastin kur besojnë se e kanë pushtuar malin para tyre.Por nëse ata mendojnë se nuk kanë ç’të zbulojnë më tek një burrë nisin shpërfilljen e përditshme ndaj dashurisë së tyre.Dhe zbritja nis si një ortek që merr me vete gjithçka.Ndaj një burrë duhet të dijë të kthehet për gruan e tij në një mal ku majën e di veç ai duke bërë gruan të mendojë se është gjithnjë në ngjitje.-Letër Tolstoit për Ana Kareninën

9. Dëshira për të jetuar në lumturi pa fund , dëshira për të jetuar nën famë janë helmet më të rrezikshme.Por lumturia ekziston pikërisht sepse e ka kufirin pranë çastit të nisjes,Gjithë aq sa zgjat është më shumë sesa kohë.Lum ai që e rrok atë çast që vlen sa e gjithë jeta.-Letër Portretit të dashurisë Zhuljetës dhe Romeos

10. Nëse e dimë se dikush na do dhe arrijmë t’ia kthejmë këtë monedhë nuk ka pse të ankohemi nga jeta. -Letër Portretit të dashurisë Zhuljetës dhe Romeos

11. E nëse në vetminë e tij njeriu nuk arrin të mendojë mirë për dikë atëherë ai do jetë gjithnjë I verbër ndaj të mirave ndaj së mirës qe mund të gjendet në veprimin e tjetrit në fjalën e tjetrit në jetën e tjetrit.-Letër Odisesë të zgjuarit të Homerit

12. E nëse duam të shohim se ç’kemi bërë, mjafton të kthejmë kokën pas e të shohim nëse e thonë me krenari apo gjysmë zëri emrin tonë.- Letër Odisesë të zgjuarit të Homerit

13. Dashuria dhe pasioni janë fuqitë që mund të tërheqin pas çdo peshë , të heqin nga rruga çdo pengesë dhe të shkrijnë akujt e së pamundshmes.Mes dashurisë dhe pasionit qëndrojnë drithërimat e epshit , të egoizmit, të dalldisë.A mundemi t’I frenojmë?E nëse po a bëjmë mirë të rrojmë pa ato drithërima?çfarë mund të na mbajë shumë gjatë me sytë diku të ngulura me një vështrim të pandalshëm nëse nga ajo fytyrë përballë apo nga ajo pamje ne nuk kemi marrë pikëpyetje të brendshme?Nuk shohim larg Agim.Na trondit zbulimi ynë I brendshëm, pafuqia për të mposhtur lëvizjet që ndizen nga një shikim nga një lëvizje dore nga një lëvizje flokësh.Nuk ka rëndësi nëse e themi.Nuk ka rëndësi nëse e shkruajmë.Ka rëndësi vetëm çasti që ndezi shkëndijën.Më pas mundesh që përmes asaj shkëndije të vendosësh të ngrohesh apo të digjesh.Por nuk është kurrë aq e lehtë pasi logjika shpesh e ka të humbur betejën me pasionin.Madje edhe me dashurinë.Por kjo e fundit tërheq drejt faljes së madhe, drejt dorës që shtrihet pafundësisht edhe atëherë kur nuk gjen arsye përse ndaj dikujt duhet të jemi mirë. – Letër Stefan Cvajgut

14. Por njeriu, njeriu ka fuqi brenda vetes sa nuk e di se ç;mal mund të lëvizë përmes qerpikëve përmes tundjes së dorës.është fuqi përrallore që vlen gjithnjë të kesh durim ta lexosh.Mos ngurro kurrë t’I shtrish dorën dikujt.Nuk e ke idenë se ç’zjarr mund të kesh ndezur vetëm me një veprim të vetëm.- Letër Stefan Cvajgut

15. Pranojeni miku im se ndonjëherë edhe për gjërat më të vogla që na I marrin pa të drejtë ziejmë nga Brenda nga zjarri I hakmarrjes e për të falur dikë së pari duhet të gjesh kurajën të shuash atë zjarr të brendshëm.- Letër Kontit të Monte Kristos

16. Le t’I lëmë përrallat!Janë të paktë, shumë të paktë ata që arrijnë të gëzohen vërtetë për dikë tjetër.Mahnitem e më duket sikur takoj vetveten kur shoh format e fytyrës së disave që kërkojnë të tregojnë gëzim për të tjerët kur në fakt nuk kanë asnjë ndjesi brenda vetes.Madje kanë zemërim se përse dikush duhet të arrijë një sukses.Oh Zot, them , edhe një aktor tjetër që është gati të vdesë në vend e të mos e besojë atë që thotë që miraton gjithçka pa dashur asgjë.-Letër Uria Hipit

17. Kush thotë se nuk ka frikë nga epshi gënjen.-Letër Alioshës

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.