Fragment nga “Utopia” – Thomas More

Është opinion i utopianëve se nuk duhet vlerësuar si armik askush që nuk ka bërë ndonjë padrejtësi, se lidhjet natyrore janë më të ngushta se çdo aleancë dhe ndjenjat e miqësisë shërbejnë më shumë se marrëveshjet, – shpirti më shumë se fjalët, – për të mbajtur të lidhur ngushtë njerëzit mes tyre.

Lufta është diçka shtazore, sadoqë asnjë bishë nuk e përdor kaq shpesh sa njeriu, ndaj edhe përçmohet në Utopi. Këtu asgjë nuk vlerësohet më e pavlerë, ndryshe nga ajo çka ndodh pranë popujve të tjerë, se lavdia e fituar me luftë. Ndaj, edhe pse stërviten rregullisht në artin luftarak, qoftë burrat qoftë gratë, që të mos gjenden të papërgatitur në rast lufte, nuk e ndërmarrin atë pa arsye, por për të mbrojtur tokën e tyre ose kombet mike nga ata që i sulmojnë, ose për të shpëtuar një popull të shtypur nga tirania, me qëllim që t’i kthejnë lirinë, pa asnjë përfitim tjetër veç dashurisë për njerëzit.

 

Përktheu Erion Kristo

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.