Fragment nga romani “Mbi heronjte dhe varret” – Ernesto Sabato

Pasi nuk janë as muret, as çatia e as dyshemeja çka e përcaktojnë e i japin vlerë një shtëpie, por ato qenie njerëzore që e gjallëruan me bisedat e tyre, me të qeshurat e tyre, me dashuritë dhe urrejtjet e tyre; qenie që e mbushin atë me diçka jolëndore, por të thellë, me diçka aq pak materiale sa ç’është edhe buzëqeshja e një fytyre, qoftë edhe kur përdorin objekte fizike si qilimat, librat apo ngjyrat.
Sepse, pikturat që shohim në mure, ngjyrat me të cilat janë lyer dyert dhe dritaret, vizatimet në qilima, lulet që gjejmë në dhoma, disqet dhe librat, sado qofshin objekte materiale, (ashtu siç janë dhe buzët plot mish apo vetullat) mbi të gjitha ato janë shfaqje të shpirtit, sepse shpirti nuk mund të shfaqet për sytë tanë materialë, veçse përveç materies, dhe kjo është një brishtësi e shpirtit, por gjithashtu një delikatesë interesante.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.