Fragment nga romani “Katedralja e Parisit” – Viktor Hygo

"Katedralja e Parisit" - Viktor Hygo - ARRATISJE.AL

Gungaçi e theu heshtjen i pari:

– Më thatë të kthehesha?

– Po, – iu përgjigj ajo, duke pohuar me kokë. Ai e kuptoi atë pohim me kokë. – Medet!- vazhdoi të thoshte ai si me ngurrim.

–Unë jam… shurdh.

– I shkreti!- thirri vajza me një shprehje plot dashamirësi dhe dhimbsuri. Ai buzëqeshi me hidhërim.

– Si ju duket: vetëm kjo më mungonte, apo jo? Kurse ju jeni kaq e bukur! Në zërin e atij fatziu ndihej një brengë aq e thellë, saqë ciganes nuk i bëri zemra të thoshte asnjë fjalë: le që Kuazimodua as që do ta kishte dëgjuar.

Ai vazhdoi:

– Kurrë s’e kisha ndjerë shëmtimin tim kaq fort sa tani. Kur e krahasoj veten me ju, më vjen keq për veten time, për një përbindësh të mjerë siç jam unë. Pa më thoni: unë ju dukem si ndonjë egërsirë pylli, apo jo? Ju jeni një rreze dielli, një cirkë vese, një këngë bilbili. Kurse unë jam diçka e llahtarshme, as njeri dhe as kafshë; jam një send më i vrazhdë, më i shëmtuar dhe më i përçmuar se një copë gur!

Ai zuri të qeshte dhe asgjë në botë nuk mund të krahasohej me atë të qeshur, që të copëtonte zemrën…

 

Per me shume, lexo: KETU

Librin mund ta gjeni: LINK

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.