Fragment nga romani “Emri i trandafilit ” Umberto Eco

Emri i trandafilit - Umberto Eco - arratisje.al

Ajo thirrje e shpirtit tim qe te harrohesha ne lumturi ishte me siguri (tani e kuptoja ) rrezatimi i diellit te brendshem, dhe, gezimi qe jep kjo, e hap, e tendos, e rrit njeriun, dhe gryka qe i mbetet e shqyer, nuk mbyllet më me aq lehtesi, dhe plaga e hapur prej shpates se dashurise, s’ka ne kete bote gje tjeter qe te jete me e ëmbël dhe më e tmerrshme.

Por e tille eshte e drejta e diellit, ai i shigjeton te plagosurit me rrezet e veta dhe plaget zgjerohen, njeriu hapet e shqyhet, i çahen madje edhe damaret, forcat e tij s’jane me ne gjendje te zbatojne urdhrat qe marrin, por vihen ne levizje vetem prej deshires, shpirti digjet i zhytur ne humneren e asaj qe takon ne ate cast, duke pare se realiteti qe ka jetuar e qe jeton e ka kapercyer deshiren e tij e te verteten e tij.

Dhe i habitur merr pjese ne kenaqesine e vet. Qeshën zhytur ne keto ndijime ngazellimi te brendshem te parrefyer kur me zuri gjumi.

 

Per me shume, lexo: KETU

Librin mund ta gjeni: LINK

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.