Fragment nga “Alkimisti” i Paulo Coelhos

“Kur vdiq Narcisi, erdhën zanat e malit dhe e gjetën liqenin, më parë ujëmbël, e tash të shndërruar në govatë lotësh të njelmëta.
– Pse qan? e pyetën zanat e malit.
– Qaj për Narcisin – tha liqeni.
– Ah, nuk na çudit aspak vaji yt për Narcisin – vazhduan ato. – Edhe përkundër asaj që ne gjithnjë ngarendnim pas tij nëpër mal, ti ishe i vetmi që e pate rastin nga afër ta shikoje bukurinë e tij.
– Pse, i bukur ishte Narcisi? – pyeti liqeni.
– E kush pos teje mund ta dijë më mirë? – u përgjigjën të befasuara zanat. – Në fund të fundit, ai çdo ditë nga brigjet tuaja përkulej mbi ty.
Liqeni për një çast heshti. Më në fund tha:
– Unë qaj për Narcisin, por kurrë s’kam vërejtur se ishte i bukur. E vajtoj Narcisin pse, sa herë që përkulej mbi mua, në fundin e syve të tij shihja reflektimin e bukurisë sime.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.