Eliminimi i dhimbjes

Ekziston mundësia qe dhimbja të mos reshtë ndonjehere së qeni prezente sepse jemi në një udhë zhvillimi progresiv. Ajo që mund të bëjmë është të fillojmë të zvogělojmë shkaqet që sjellin dhimbje. Kjo është arsyeja përse kemi nevojë që ť’i shohim gjërat me qetësi, ne mênyre inteligjente dhe objektive, te shohim veten tonë nga larg për të dalluar të vërtetat që fshihen pas filtrave te mendjes sonë, filtra që e zbrazin qenien e se vërtetës në përpjekje për t’i dhënë një përkufizim. Si hap te dytë, duhet te kërkojmë zgjidhje për të kuptuar shkaqet që na çuan drejt dhimbjes. Gjithçka e ka një zgjidhje pak a shumë të mirë, por nëse nuk ekziston vullneti për te kërkuar dhe, akoma më pak, për te zbatuar zgjidhjen apo zgjidhjet, dhimbja do te vazhdojë dhe jo vetëm që do te vazhdojë, por edhe do të na bejë që të fajësojmë faktorët e jashtëm te asaj që nuk guxuam të përballnim. Dhimbja nuk ikën, duhet ta largojme. Dhimbja nuk harrohet: ajo transformohet ne një eksperience objektive që na pasuron. Dhimbja qe vendoset dhe merret përsipër qe të zgjidhet, eshtë një siguri për te mos rene sërish tek te njëjtat shkaqe nga te cilat lindi.

|Fragment nga libri “Të njohësh vetveten” nga Delia Steinberg Guzman|

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.