5 poezi nga Timo Flloko

Pres.

U fik muzgu, u err nata,
Dhe une rri…te pres,
Bej te iki, s’me le zemra,
Se me mban nje shprese.

Gdhiu dita, behu dielli,
Prape me lind nje shprese,
Hena lart ma ben me sy
Me josh qe ta pres…!

Ajo s’vjen …ditet terhiqen,
Mezi, …me pertese,
Sa me shume shpresen humb,
Aq me gjate e pres…!

Ne s’ardhte me, ne s’ardhte kurre,
Prape une do ta pres…
Shtati epet, zemra jo,
Ngujuar ne shprese!

Mbaron jeta prit e prit,
Une vdes…dhe ti vdes.
Ne ate bote si shpagim
Pritje s’ka… as shprese…

 

 

 

Syte.

Syte shohin, shihen; fshehin, fshihen;
Syte hetojne, hetohen, …syte verbohen.

Syte qeshen, qeshin; ndizen, ndezin,
Syte dashurojne, dashurohen, …syte harrohen.

Syte lotojne, lotohen; digjen, shkrumbohen,
Syte heshtin, s’flasin, …syte vrasin.

Shtati kallkan ngrin,
syte mbesin,
hapur, kur vdesim.

 

 

 

Mrekullia e tete.

Mbremja, nje ritual…Telefoni, turbullim, dehje…
Ti hyn ne ditar me nje shenim te ri
pesha e mungese e padurueshme
pa ty…!

Larg, si sfinks i reres
hapesira mes nesh s’ka fund
sa te pamate e ben vetmia
kur hene s’ka kund!

Kesaj nate,
te vuaj vetmine…sa absurde duket, e kote
dashurine me te cmuar e ka
se Shtate mrekullite kjo bote!

 

 

Poeti.

I shtinë qiellit,
ai ra…
Ra për të mos u kthyer më,
u përgjak,
u përmbys,
ra…
(Askush s’ka dy jetë!)

Bizhuterët rendën të mbledhin thërrime yjesh;
të çmendur, të marrë,
pas hënës u sulën pa frymë;
Diellit shumëkush mori arratinë…
Ti,
poet,
shpirtdhembsur përherë,
me shtatine e tij të vrarë,
të kaltër,
mbi shpinë!…

 

 

 

Hena dhe nje Yll.

E panë hënën me një yll, në qiell pa rënë mbrëmja…

Kur u bë terr
dolën yjtë të tërë
dhe i panë të dy…

Zunë të vezullojnë
e të ndizen zjarr
thellë të ndjejnë zili!

Hëna u trazua
tek i pa në ethe
t’egër e tërbuar

U zbeh në fytyrë
ra përtej, u fsheh
pas yllit harruar!

Muzgu me përtesë
vonoi të zbresë
ajo ndjeu frikë

Keq do ta pesojë
ky i dashuruar
dritën do t’ia fikin!

Kur pa hënën lart,
ylli u ndez zjarr
asaj iu afrua…

“Mos më eja pas
u ndjell maraz…
se unë ty të dua…!”

Ylli i dashuruar
në shpirt i lënduar
mbet’ me kryet pas

E ndoqën ata
tutje në thellësi
nata mend u zbraz

“Atë” kush lakmon
qiellit mëkaton
është një i pabesë…

Turren aq të marrë
si një kyqezatë
natës pis të zezë!

Përtej kësaj bote
u ndje një lëngatë
dhe mbeti mister

Vringëllima thikash
vrasës të pashpirt
nginjen si në ferr!

Zbehur në fytyrë
nga ajo mënxyrë
hëna q’e plotë ish

Nga tmerri që pa
atë natë prilli…
U ça, u bë dysh!

Si e panë ata
të dashuruar
klithën si të marrë:

“Rrëmbyes, kusar
ti, yll, imoral…
Kokën në hanxhar!

Shpejt kapën yllin
e linçuan qiellit
Ndriçimin ia shuan

Ai zu të bjerë
gjaku i tij ndezi
verbërine me dritë…

Por, u shua shpejt
gremisjes, në rënie
si meteorit…

Hëna e vrerosur
errur e brengosur
klithi në lëngatë:

“Të desha, o yll
i ndritshëm agimi
katila, pse ma vratë?!”

*

Pareshtur në netë
bien meteorë…
zgrofit t’qiellit fiken

Ndrisin veç një çast
kësaj botës sonë
në ikje tragjike!

Qielli sovran
shpërfillshëm atje
mbretëron mbi re…

Ndizen yje, shuhen
bien e më s’kthehen
porsi efemerë…

Hën’ e re rishtaz
e ndjekur prej yjsh
endet skaj më skaj

Tjetrin yll gremis
gjithësisë pa fund
për trillet e saj

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.