3 poezi nga fituesja e cmimit Nobel 2020 Louise Glück

Lulëkuqja
(Perkthyer nga Dea Halimi)

Gjë e madhe
është të mos kesh
mendje. Ndjenjat:
oh, i kam ato;
ata më qeverisin mua. Unë kam
një zot në parajsë
quhet dielli dhe çeli-lulëzoj
për të, duke ia treguar
zjarrin e zemrës, atë zjarr
si prania e tij.

Çfarë mund të jetë një lavdi e tillë
nëse jo një zemër? O vëllezërit dhe motrat e mia,
a ishit si unë një herë dhe ju, shumë kohë më parë,
para se të ishit njerëz? A i keni
lejuar vetës tuaj
për të çelur një herë, e kurrë më mos të çelni
përsëri? Sepse në të vërtetë
Po flas tani,
Në mënyrën se si flisnit ju. Po flas
sepse jam copëtuar.

 

 

 

 

 

 

Mbrëmje
(Perkthyer nga Dea Halimi)

Në mungesë të zgjatur, ju më lejoni
Të parashikoj përdorimin e tokës
disa kthime nga investimi.

Unë duhet të raportoj
dështim në punën time, kryesisht
në lidhje me bimët e domates.

Mendoj se nuk duhet të inkurajohem, të rris
domate.
Ose, duhet të përmbahen
shirat e mëdha, netët e ftohta që vijnë
kaq shpesh këtu, ndërsa në rajonet e tjera marrin
dymbëdhjetë javët e verës. E gjithë kjo
të takon ty: nga ana tjetër,
Unë mbolla farat, pashë lastarët e parë
si krahët që shqyejnë tokën, dhe kjo ishte zemra ime
thyer nga sëmundja, pika e zezë kaq shpejt
shumëzuar në rreshta. Dyshoj që
ti ke një zemër, në kuptimin tonë të
atij termi. Ju që nuk bëni diskriminim
midis të vdekurve dhe të gjallëve, të cilët janë, si pasojë,
e imunitetit ndaj paralajmërimit, mund të mos e dini
sa terror kemi, fleta e ndotur,
gjethet e kuqe të panjës që bien
edhe në gusht, në errësirën e hershme:
Unë jam përgjegjëse për këto hardhi.

 

 

 

 

AVERNO
(Perktheu Aranita Brahaj)

Ëndërrues shpirti në një cep

Tek skaji tjetër frikë për njerëz,

Vdekja përpirës-e gropë ndërmjet!!

Vajza të reja aty më pyesin

Nëse Averno është sigurt e qetë

Se ftohtë këtu, e shkojmë për Jug

Por jo për gjatë njëra nënqesh.

U them “sigurt” sa kudo gjetkë!

Dhe mirë ju vjen kur e dëgjojnë.

Por tash askund kjo botë s’rri qetë.

I hipën trenit edhe zhdukesh,

Në xham shkruan emrin por s’dimë a je.

Se vende ka kudo si ky

Vende ku shkon si vajzë e re

E s’kthesh më kurrë nga andej.

Si fushe e njomëz që flakë i vunë

Dhe vajza ikur

Mbase s’është më

E s’dimë as si, qysh e asgjë.

Në pamë ca shkrumb

U dogj një fushë.

E pam me sy, të djegur, thatë.

Për vajzën themi ish, po a është

Se kështu është jeta

Pafat i saj

Por vajzat lumtur Jugun ëndërrojë …

Nga brenda thërras mos shko rri larg.

Ato emrat shkruajnë në xham

Po ikni vajza me mënd po flas

Po ikni veç emra lini nga Pas.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.