2 poezi nga nobelisti Sully Prudhomme

Vashës së re

Pasqyra, libri, një gjilpërëz,
e pranë shtratit tënd, uji i bekuar,
gjumi lehtë të ka pushtuar,
oh, kjo dhoma jote, vashëz.

E sodis folezën tënde,
të dy, porsi atëherë,
me nënën ke të njëjtën çehre,
kur lotët i fshin me dhembje.

Ndoshta mendoni se vashëza ka vdekur?
Jo. Ditën kur zi për të mbajta,
askund arkivol s’kam ndeshur,
as flamur gozhduar te porta.

Natyra e gjithçkaje

Natyra thotë “Unë vetë arsyeja jam”,
e shurdhër bëhem para fjalëve të papeshuara,
dijeni se Gjithësinë, ta urrejmë a ta duam,
ajo fsheh thellë paktin me fatet e ekuilibruara.

Prej teje nuk pranoj as urim, as flijim,
njeri, mos fyej ligjet e një lutjeje,
mos prit nga dekretet e mia as hatër, as sqimë,
vendosi besimin tënd çdo arsyeje.

Përktheu: Mimoza Kuchly

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.