10 + 1 sugjerime per leximet e veres 2021

sugjerime

Vera gjithmonë na jep më shumë kohë t’i kushtohemi vetes, ndaj gjithnjë kërkojmë se si kjo kohë të jetë sa më produktive. Ndër sugjerimet që shpresh herë ndeshim, librat janë gjëja më e rëndësishme për ta bërë pjesë të kohës së pushimeve tona. Ky vit, përvecse ka nevojë për pushime relaksuese, duke qënë se vijmë pas një kohe intensive me punë dhe problematika që u shoqëruan nga pandemia, është e nevojshme që edhe librat të jenë të mirë.

Më poshtë kam vendosur t’ju bëj një listë me 10 + 1 sugjerime nga librat e botuar gjatë këtij viti. Do jetë shumë e vështirë, por do përpiqem t’ja dal.

 

  • Vdekja aksidentale e nje anarkisti – Dario Fo.

    Nobelisti Dario Fo vjen për herë të parë në shqip dhe kjo është një arsye e rëndësishme që lexuesi ta përqafojë dhe njohë letërsinë e tij. Botuar nga  Botime Berk , ky libër është një satirë politike mbështetur mbi ironinë dhe humorin therës, një nga ato satira që nxisin mendimin e lirë. Drama merr shkas nga vrasja reale e një aktivisti politik, vrasje për të cilën nuk u dënua askush.

 

 

  • Nje histori e Zotit – Karen Armstrong

Një histori e Zotit nga Karen Armstrong-u, një figurë e padiskutueshme në studimin e religjioneve, kryesisht në religjionin e krahasuar, shqyrton imazhet e njohura të Zotit, siç paraqiten në Bibël (Dhiatën e Vjetër dhe Dhiatën e Re) dhe në Kuran. Si e kanë formuar dhe si e kanë ndryshuar tri religjionet mbizotëruese monoteiste – Judaizmi, Krishterimi dhe Islami – kuptimin e Zotit? Si kanë ndikuar këto religjione te njëra-tjetra? Botuar nga Shtepia Botuese Albas, ky liber na ndihmon qe te kemi nje perceptim me te thelle historik dhe jo vetem te konceptit te Zotit nga kultura dhe vende te ndryshme.

 

  • Obabakoak – Bernardo Atxaga

Obabakoak është një roman vezullues, i paparashikueshëm për jetën në Obaba, një fshat bask i largët dhe ekzotik. Babai i i një djaloshi ende në bankat e shkollës, një inxhinier i njohur minierash, e rrit të birin me trillime mbi jetën që e pret, një ambientalist i pafat shpëton përditë hardhuca të padëmshme ndërsa një mision shpëtimi i një ekspedite zvicerane për ngjitje malore në Nepal, përfundon në mënyrë fatale. I sjellur ne shqip nga Botime Aleph.

 

  •   Aurelia – Gerard de Nerval

“Aurelia” është novela e fundit e shkruar nga Gérard de Nerval dhe është një përjetim i ëndrrave, i fiksimeve dhe i marrëzisë. Është rrëfimi i pasionit trazues të Nervalit ndaj një aktoreje dhe pasoja e mëtejme e çmendurisë që e përfshiu. E perktheu ne shqip Romeo Collaku ne logon e botimeve Arka e Noes.

 

  •   Dashuri shtrigane, Roberto Arlt

Është historia tragjikomike e inxhinierit Estanislao Balder, i cili në kundërshtim me moralin e kohës, vendos të divorcojë gruan e tij; nga përjetimi i një historie dashurie me një adoleshente, pak përpara grushtit të shtetit në vitin 1930. Balder tridhjetëvjeçar, bën një jetë monotone dhe të stresuar nga puna dhe lidhja bashkëshortore, prandaj ka vendosur që të gjejë shpëtim duke e braktisur familjen. Por, reagimet atipike dhe mendjengushta të familjarëve për dashurinë, seksin, dhe martesën, nuk e tejkalojnë optikën e lëvizjeve të shoqërisë së kohës. Ky eshte libri i dyte ne shqip i Artl, sjelle nga Ombra GVG.

 

 

  • Flama – Tom Kuka

Fituesi i Cmimit Europian të Letërsisë me librin “Flama”, Tom Kuka ka vendosur librat e tij në një vend të rëndësishëm të letërsisë shqipe dhe jo vetëm. Botuar nga Botime Pegi, ky libër na flet për rikthimin e Di Himës, kryehetuesit të Tiranës, me të cilin lexuesi është njohur në novelën e parë “Hide mbi kalldrëm”. Në një Tiranë “mbretërore” ku gëlon gjirizi, ndyrësia, zallamahia dhe ligësia, është ulur këmbëkryq Flama, mynxyra e madhe, e cila po shkurton jetë e po shuan njerëzinë. Por ndërkaq, ndodh një krim në dukje thuajse i rëndomtë.

 

  • Qyteti i avullit – Carlos Ruiz Zafon

Ky është libri i fundit që mund të lexoni nga Zafon, po ju paralajmëroj. Pas përkthimit të sagës së “Varreza e Librave të Harruar”, Shtepia Botuese Dituria sjell ne shqip edhe vellimin me tregime “Qyteti i Avullit” që vjen si zgjerim i universit narrativ të asaj sage: shkrimtarë të mallkuar, arkitektë vizionarë, ndërtesa fantazmagorike dhe një Barcelonë e mbështjellë me mister mbushin këto faqe me një plasticitet përshkrues të parezistueshëm.

 

  •   Kujtime vajze – Annie Ernaux

Botime Dudaj sjell në shqip autoren Annie Ernaux me librin “Kujtime vajze”, i cili është një refleksion i fuqishëm mbi shkrimtarinë dhe një epoke thelbësore të ekzistencës, është romani i ndaluar dhe i parrëfyeshëm që autorja e ka ndjekur për tërë jetën.

 

  • Testamentete – Margaret Atwood

Botimet Pegi sjellin në shqip vazhdimin e “Rrëfenja e shërbëtores”, libër që vjen si sugjerim për këtë verë. Margaret Atwood i përgjigjet pyetjes që ka torturuar lexuesit për dekada të tëra: Çfarë ndodhi me Efreditin? “Testamentet” vjen 35 vjet pas “Rrëfenjës”, por ngjarjet kohore në roman zhvillohen 15 vjet më vonë. Ndërkaq regjimi teokratik i Republikës së Galaadit ruan ende pushtetin e vet absolut, por disa shenja tregojnë se po kalbet nga brenda. Në këtë çast vendimtar, jetët e tri grave thellësisht të ndryshme nga njëra-tjetra shkrihen në një dhe përfundimi do të jetë një furi shpërthyese.

 

  •    Kutia e Agatha Christie-t  – Mira Meksi

Nisur nga fakte të vërteta historike, Mira Meksi ka ndërtuar një histori mahnitëse dashurie të pavdirshme, brenda një thrilleri politik me suspens të fortë policor dhe me një tension të madh rrëfimtar. Botuar nga Shtepia Botuese Onufri, ky liber përvecse vecantisë së rrefimit, vjen edhe si një eksplorim i kohës dhe rrethanave kur zhvillohen ngjarjet.

 

  •    Larg turmës së cmendur – Thomas Hardy

Nje libër që na sjell atmosferën e një kohe dhe vendi të largët, por me ngjarje dhe dinamika kaq të afërta. Romani i trete i Hardy në shqip, kësaj radhë sjellë nga Botime Living, “Larg turmës së çmendur” eshte një roman pasionant dhe i ëmbël,  qe gëlon nga përshkrimet e peizazheve pastorale dhe ndjenjave të sinqerta.

 

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.